Fratini anulon viziten ne Kosove shkon ne Serbi

Ministri i Jashtem i Italise Franko Fratini ka anuluar viziten qe kishte planifikuar ta zhvillonte ne Kosove ka bere te ditur ambasada italiane ne Beograd. Arsye e anulimit te vizites thuhet te jete moskonstituimi i institucioneve te reja pas procesit te gjate zgjedhor.
Me heret Fratini ne dy raste ka paralajmeruar viziten e tij ne Kosove. Heren e fundit pas takimit me ministrin e jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto ne Rome me 10 janar kishte thene se se shpejti do te vizitoje Kosoven.
Fratini sot viziton Beogradin per te diskutuar me autoritetet e atjeshme mbi procesin e integrimit te Serbise ne Bashkimin Evropian bashkepunimin rajonal si dhe dialogun e pritshem ndermjet Prishtines dhe Beogradit.
Shefi i diplomacise italiane do te takohet me presidentin Boris Tadic zevendeskryeministrin Bozidar Djelic dhe me ministrin e jashtem te Serbise Vuk Jeremic.
NOA
Lidhjeanulon Fratini Kosove Serbi vizita