E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Dell: Besojse do këtë një qeveritë re para 17 shkurtit

PRISHTINË- Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Christopher Dell beson se Kosova do ketë qeverinë e re të zgjedhjeve nacionale para ditës kur Kosova shpalli pavarësinë e saj ,më 17 Shkurt me një koalicion stabil.

“Shpresoj dhe besoj të kemi një qeveri të re para ditës së pavarësisë”, është shprehur ai për median kosovare. I pyetur nëse Kosova ka nevojë për një koalicion të gjerë qeverisës, Dell ka thënë se “ne jemi në kërkim të një koalicioni stabil dhe dua të nënvizoj se stabiliteti nuk garantohet me numra”.

“A do të ketë një koalicion me 61, 65 apo 85 antarë të Parlamentit nuk ka shumë rëndësi, por qeveria duhet të jetë e suksesshme dhe e gatshme të ballafaqohet me sfida”, ka thënë Dell në një intervistë Radiotelevizionit 21. “Unë mendoj se duhet të jetë një koalicion jo vetëm dominues në numra, por të ketë edhe një axhendë të qartë ndërpartiake se cilat çështje duhet zgjidhur dhe si duhet zgjedhur ato”, ka thënë ai.

Ambasadori Dell shtoi se në Kosovë “ka nevojë për një qeveri jo vetëm me duar të pastra, por edhe me njerëz në të cilët populli ka besim”. Ndërkohë, Kosova është në orët e fundit të shqyrtimit, në Gjykatën Supreme, të ankesave po ashtu të fundit të zgjedhjeve të para parlamentare në pavarësi, dhe çertifikimi i pritur i rezultatit të tyre nga KQZ në fillimin e javës së ardhshme i hapë rrugë bisedave zyrtare për koalicionin qeverisës si dhe konstituimit të institucioneve të reja.

Gjashtë ankesat e fundit të pas shpalljes së rezultateve zyrtare përfundimtare të zgjedhjeve, të kandidatëve për deputetë lidhur me numrin e votave të tyre, që kanë arritur në Gjykatën Supreme të Kosovës pas refuzimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, po shqyrtohen brenda afatit ligjor 72 orësh, ndërsa tre prej tyre janë hedhur poshtë të shtunën.

(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›