Frattini nesër nëBeograd, anulonvizitën në Prishtinë
BEOGRAD-Ministri i Jashtem italian Franco Frattini anulon vizitën në Kosovë, njoftoi ambasada italiane në Beograd.
Sipas paralajmërimeve të bëra gjatë vitit të kaluar, Frattini kishte paraparë të vizitojë edhe Prishtinën, por për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe moskonstituimit të qeverisë së re është anuluar vizita.
Frattini do të qëndrojë nesër në Beograd, ku do të takohet me presidentin Boris Tadic, zëvendëskryeministrin Bozidar Djelic dhe me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremic.
Mediat serbe thone se kryediplomati italian do të bisedojë me zyrtarët në Beograd rreth procesit të integrimit të Serbisë në BE, bashkëpunimit rajonal, si dhe dialogun e paralajmëruar midis Beogradit dhe Prishtinës nën mbikëqyrje të BE-së.