E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE ashpërson kursin ndaj Iranit

Në zënkat bërthamore me Iranin, Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së po angazhohen për sanksione të reja shtesë kundër Teheranit. Befasisht ne kemi rënë dakord për hapa konkretë, njoftoi ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, në kuadër të takimit që u zhvillua në Luksemburg.

Ndër të tjera do të ketë edhe kufizime tregtare. Kompanitë e iraniane të sigurimeve dhe të shërbimeve financiare nuk do të ketë të drejtë më të veprojnë në Bashkimin Evropian.

Në industrinë e naftës dhe gazit do të ndalohen investimet e ndërmarrjeve evropiane. Llogaritë bankare të Gardës Revolucionare të Iranit do të ngrihen.

Vendimet përfundimtare për masat ndëshkuese ndaj Iranit do të merren të enjten në samitin e BE-së.

Reagimi i Teheranit ndaj këtyre masave të reja të BE-së ishte i menjëhershëm.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se vendimi i Bashkimit Evropian për t'i vendosur sanksione shtesë Iranit është i "gabuar dhe i palogjikshëm".

Në anën tjetër, mentori radikal shpirtëror i presidentit të Iranit ka bërë thirrje publike për prodhimin e “armëve speciale”, të cilat tash janë monopol i vetëm disa shteteve, duke iu referuar kështu armëve bërthamore.

Associated Press siguroi një kopje të librit të shkruar nga Ajatollah Mohamad Taki Mesbah Jazdi, në të cilin ai shkruan se Irani nuk duhet ta privojë veten nga e drejta për t’i prodhuar këto “armë speciale”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›