E Diel, 1 Nëntor 2026

Fratini merr Celesat e Tiranes: Do te vazhdoj t'ju mbeshtes Luljeta Ndoka

Ish-ministri i Jashtem italian, Franko Fratini, u shpall dje "Qytetar Nderi i Tiranes", ne nje ceremoni te organizuar nga Bashkia e Tiranes. Fratini u vleresua nga te pranishmit per punen e pacmuar te tij ne procesin e anetaresimit te Shqiperise ne zonen Shengen dhe ne procesin e integrimit te saj drejt BE. Celesi i Tiranes i eshte dorezuar diplomatit italian nga kryeministri Sali Berisha. Kryeministri Berisha deklaroi se ky eshte nje titull plotesisht i merituar per zotin Frattini, pasi, sic tha ai, pervecse mik i shqiptareve ai eshte bere edhe avokati yne ne Europe. "Une jam i vetedijshem per mbeshtetjen tuaj, rolin e jashtezakonshem ne ndihmen per Shqiperine ne procesin e integrimit, por edhe ne heqjen e vizave ne vecanti", - nenvizoi Berisha. "Jemi ketu per te shprehur nderimin me te madh, mirenjohjen e thelle, respektin e palekundur ndaj njerit prej personaliteteve me te shquar te skenes politike europiane dhe ndaj mikut me te shquar te shqiptareve. Qe ne takimin e pare me te kam ndjere se u takova me nje mik shume te shquar, nje personalitet qe ushqente ndjenjat me miqesore ndaj shqiptareve, u takova me nje zyrtar te larte te Brukselit, qe do te ishte edhe avokati yne kryesor ne Keshillin e Europes", - tha kreu i qeverise. Ndersa ne nisje te ceremonise, kryebashkiaku Basha tha se Fratini i ka marre tashme celesat e zemres se shqiptareve, ndersa dje mori zyrtarisht ate te Tiranes. "Sot nje dite shume e vecante per qytetin tone. Personaliteti qe sot nderohet, nuk e merr sot celesin e qytetit, se celesat e zemrave te shqiptareve i ka marre prej kohesh", - tha Basha. Ndersa, ish-ministri i Jashtem italian, Franko Fratini, duke shprehur mirenjohjen per miqesine e sinqerte dhe vellazerore te shqiptareve, u shpreh i nderuar qe i mori ne dorezim celesat e Tiranes. Fratini konfirmoi vijimin e mbeshtetjes se Shqiperise ne rrugetimin drejt familjes Europiane, nderkohe qe apeloi per dhenien fund te ceshtjeve te mbetura, sic eshte Reforma Zgjedhore dhe ceshtja e imuniteteve. "Tani duhet te vijojme rrugen, qe Shqiperise t'i jepet statusi i vendit kandidat ne BE. Shpreh gjithe angazhimin tim personal, qe ky rezultat te ndodhe shpejt. Vleresoj perpjekjet e bera deri tani nga qeveria sa i perket plotesimit te rekomandimeve. Mendoj se pika kyce eshte reforma elektorale dhe uroj te zgjidhet shpejt. Jam ne dijeni te perpjekjeve te Berishes sa i perket heqjes se imunitetit, do te jete shenje treguese per BE", - perfundoi fjalen e tij Fratini, duke nenvizuar se "Shqiperia do te mbetet gjithnje ne zemren e tij"

Motivacioni

Fratini eshte nderuar me kete titull me motivacionin, per kontributin e cmuar per levizjen e lire te shqiptareve dhe integrimin euroatlantik te Shqiperise. Fratini premtoi se do te vazhdoje mbeshtetjen nga ata e tij.

Mbeshtetja

Fratini konfirmoi vijimin e mbeshtetjes se Shqiperise ne rrugetimin drejt familjes Europiane, nderkohe qe apeloi per dhenien fund te ceshtjeve te mbetura, sic eshte Reforma Zgjedhore dhe ceshtja e imuniteteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›