Fratini: vizat dhe statusi brenda vitit Qamil Xhani
Vizat per Shqiperine do te hiqen brenda vitit dhe Bashkimi Evropian duhet te jape vendimin per statusin e vendit kandidat. Ky eshte qendrimi i Italise ne lidhje me zgjerimin e BE-se me Ballkanin Perendimor, i shprehur dy dite me pare nga Ministri i Jashtem Italian, Franko Fratini. Ne konferencen me teme, “Zgjerimi i Evropes. Nje problem transatlantik”, numri nje i diplomacise italiane, ka shprehur vizionin e vendit fqinj ne lidhje me te ardhmen e rajonit dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ne kete linje, ai ka qene optimist per sa i perket procesit te heqje se vizave. “Hapat e ardhshem qe do te merren, jane te qarta. Ne kemi nevoje per te ecur perpara ne procesin e liberalizimit te vizave, nje proces qe kam nisur ne 2008 si zevendes President i Komisionit Evropian, per te gjitha vendet e Ballkanit. Brenda vitit, kjo mase duhet te perfshije edhe qytetaret e Bosnjes dhe Shqiperise”, u shpreh ministri Italian ne lidhje me heqjen e vizave. Por vec levizjes se lire te qytetareve, diplomati italian, nuk ka lene jashte vemendjes dhe procesin e integrimit te rajonit ne Bashkimin Evropian. Duke u ndalur ne menyre te posacme me zonen e njohur si Ballkani Perendimor, Fratini ka theksuar se Bashkimi Evropian, pas ecurise pozitive me Kroacine, duhet te t’i jap mundesine per t’u bere pjese e unionit dhe Shqiperise, Serbise dhe Malit te Zi. “Ne presim qe Kroacia te hyje ne Bashkimin Evropian deri ne fund te vitit 2012. Ne duhet te hapim bisedimet e pranimit me Maqedonine. Ne duhet t’i japim statusin e kandidatit Serbise, Malit te Zi dhe Shqiperise”, tha Fratini ne konferencen e zhvilluar ne Rome per shtrirjen e metejshme te kufijve te Evropes. Ministri Italian ka shtuar, se vizioni i diplomacise se vendit fqinj nuk duhet te ndalet vetem ne vendet qe kane nisur negociatat me BE dhe kane shenuar hapa cilesore. Ai ka theksuar, se Brukseli duhet te jap mesazhe pozitive edhe per Kosoven. Duke vleresuar se procesi i zgjerimit ka sjelle nje epoke te re ne rajonin e trazuar te Ballkanit, Fratini ka shtuar se gjithe progresi duhet te behet “pa lene pas Bosnjen dhe Kosoven”. Duke bere nje pasqyre te gjithe angazhimeve te Italise ne funksion te krijimit te stabilitetit ne rajon, Fratini ka theksuar, se hyrja e vendeve te Ballkanit ne BE eshte nje garanci per te gjithe Bashkimin Evropian. Ai eshte ndalur dhe ne skepticizmin e disa vendeve te BE-se per hyrjen e shteteve te reja ne union. Fratini ka theksuar se politikat e Bashkimit Evropian, duhet te jene te tilla qe t’i mbajne keto vende afer duke u dhene mundesi per nje integrim sa me te shpejte. “Nje qasje me ambicioze dhe aktive nga ana e BE-se, eshte e nevojshme per te mbajtur vendet e Ballkanit Perendimor te ankoruara ne Evrope, duke konsoliduar demokracine dhe forcuar procesin e paqes ne rajon”, vijoi ai.