E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata denon zevendesministrin e Transporteve

Tirane- Kryetari i Partise se Ballit Kombetar, njekohesisht zevendesminister i Transporteve dhe Puneve Publike, Adriatik Alimadhi dhe zevendes kryetarja e kesaj partie, Majlinda Toro jane denuar dje, nga Gjykata e Tiranes. Dy kreret e Ballit kombetar jane shpallur fajtor per fyerje dhe kundershtim te efektivave te policise. Gjyqtari Bujar Krasniqi e ka shpallur fajtor Alimadhin dhe e ka denuar ate me 400 mije leke gjobe, duke vendosur qe afati i pagimit te gjobes do te kryhet 6 muaj, pasi vendimi te kete marre formen e prere. Nderkohe qe e pandehura Majlinda Toro, eshte shpallur fajtore duke u denuar me 300 mije leke gjobe. Sipas arsyetimit te vendimit te gjykates, gjoba do te shlyhet 3 muaj, pasi vendimi te marre formen e prere. Dy te pandehurit akuzohen se kane konsumuar veprat panele te “kundershtimit te punonjesve te policise se rendit publik”, “fyerjes per shkak te detyres” dhe “mosbindjes ndaj urdhrit te punonjesve te policise se rendit publik”. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Tiranes, ngjarja per te cilen u denuan dy te pandehurit ka ndodhur me 7 maj te vitit 2009. Sipas hetimeve, dy te pandehurit Alimadhi e Toro ishin duke udhetuar me nje makine, kur jane ndaluar nga efektivat e policise rrugore per nje kontroll rutine. Gjate kontrollit, blute jane perballur me fyerje dhe kundershtime te dy krereve te larte te Partise Balli Kombetar. Ngjarja ka ndodhur ne nje nga rruget kryesore te kryeqytetit. Kundershtimet e kryera nga dy kreret e Ballit Kombetar jane argumentuar nga efektivet e policise, duke u raportuar e gjithe ngjarje ne raportin ditor. Me pas raporti eshte dorezuar ne Prokurorine e Tiranes se bashku me nje kallezim perkates ndaj tyre per fyerje, kundershtim dhe mos bindje te urdhrave te efektiveve te policise. Pas hetimit disa mujor, prokuroria e Tiranes e dergoi dosjen, e cila mbante numrin 1260, ne Gjykaten e Tiranes, ku pas hedhjes se shortit elektronik u shqyrtua nga gjyqtari Bujar Krasniqi, i cili dje i ka shpallur fajtor dy te pandehurit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›