PD: Rama jeton me pensionin e mamit Rozeta Rapushi

Publikimi i deklaratave te pasurise se zyrtareve te larte te shtetit, shkaktoi jo pak debate dhe akuza per fshehje te pasurise. Deputetja e Partise Demokratike, Mesila Doda, denoncoi dje deklarimin e pasurise se Kryetarit te Partise Socialiste, njekohesisht te Bashkise se Tiranes, Edi Rama, si nje mashtrim. “Kryetari i klubit te miliardereve, Edi Rama, u shfaq dhe njehere paturpesisht i varfer perpara qytetareve te Tiranes dhe gjithe Shqiperise. Denoncojme mashtrimin e kryetarit te partise se miliardereve, qe ndersa zhytet perdite ne shumat marramendese te 15%-sheve, te pallateve te ndertuara, akuze te cilen ja kane ngritur publikisht ndertuesit dhe qytetaret e Tiranes, mashtron opinionin duke na u shfaqur si barbon rrugesh, si njeri pa shtepi, pa te ardhura, dhe i mbytur ne borxhe”, tha Doda. Sipas saj, nje deklarate te tille pasurie sic e ka bere publike Rama, nuk mund ti vihet emer tjeter, vecse genjeshter publike dhe nuk ka te madh a te vogel ne kete vend qe mund te pranoje nje mashtrim te tille ordiner, ku nje kryetar barbon komandon klubin e miliardereve socialiste. Deputetja e selise blu, akuzoi se fshehja e pasurise se kryetarit te bashkise me te korruptuar sipas saj, ne kontinent, ka brenda farsen e varferise imagjinare te kryetarit Rama, te cilit vetem goja e ribere me porcelan i kap shifren e 40 mije eurove. “Fshehja e pasurise se kryemiliarderit barbon, eshte nje tallje e shemtuar, me opinionin publik, me organet e verifikimit te pasurise dhe me organet e drejtesise se vendit. Ne kerkojme nga te gjitha organet kompetente te mundesojne zbardhjen reale te pasurise se kryetarit qe ende jeton me “pensionin e mamit””, kerkoi Doda. Po keshtu, ne emer te PD-se, Doda kerkoi zbardhjen e te gjitha llogarive brenda dhe jashte vendit te multimiliarderit Rama, qe sipas saj, paturpesisht rreket te beje te besoje popullin e majte dhe te djathte, se miliardat qe i rrine ne sy, ne duar dhe ne goje, te veshura e te trupezuara ne te mira materiale e monetare, jane vetem nje iluzion dhe se ai eshte me i varferi i te varferve. “Ndaj ne betejen e tij per pushtet, nuk ka se cfare te humbe tjeter, vec prangave”, tha Doda.
Cfare deklaroi Rama dy dite me pare
Ne deklarimin e publikuar dy dite me pare, nga Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, Edi Rama, rezulton se nuk eshte aspak ne gjendje te mire ekonomike. Perkundrazi, per vitin 2009, ai as nuk ka pushuar per te perfituar parate nga leja e pervitshme. Ne deklarimin e pasurise se tij, kreu Rama, ka deklaruar edhe per kete vit, vetem detyrimet e tij ende te pashlyera ndaj bankave ne vend. Keshtu, Rama ka 30.900 leke detyrime ndaj Bankes Credins dhe 1859 euro, po ndaj kesaj banke, ne forme kredie. Te ardhurat e vetme te deklaruara nga Rama, jane te ardhurat e tij vjetore nga paga ne krye te bashkise qe kapin vleren prej 1.678.364 lekesh, si dhe te ardhura nga mbledhjet e KRRT-te prej 9000 lekesh. Nderkohe qe ne total, detyrimet e tij ndaj bankave, ne forme kredie se bashku me interesat kapin shifren prej 1.034.553.77 lekesh. I vetmi perfitim i Rames, rezulton te jene te ardhurat e marra nga leja vjetore qe i takon ne Bashki, prej 90.409 lekesh.