E Diel, 1 Nëntor 2026

Frattini: Ju përgëzoj për reformat që parlamenti shqiptar ka realizuar nën drejtimin tuaj si Kryetare e Kuvendit, reforma që ju kanë afruar me BE-në.

  Shqipëria ka bërë hapa të mëdha dhe të rëndësishme dhe ju përgëzoj për reformat që parlamenti shqiptar ka realizuar nën drejtimin tuaj si Kryetare e Kuvendit, reforma që ju afrojnë me Bashkimin Europian.   Gjithçka që Italia ka bërë për Shqipërinë e ka bërë sepse ju e keni merituar. Të gjitha forcat politike në Itali mbështesin plotësiht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe ju siguroj që shumë shpejt Parlamenti italian do të konfirmojë votën pro për Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Veriut."   Këtë garanci e dha Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, ish zëvendës President i Komisionit Europian, në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.   Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se:
Pas realizimit të shumë reformave thelbësore dhe miratimit të shumë ligjeve që përbëjnë bazën ligjore për këto arritje të jashtëzakonshme, puna e parlamentit shqiptar, është fokusuar tashmë në dy reforma, në atë elektorale dhe atë të drejtësisë. Unë jam optimiste, vijoi ajo,  se do të gjejmë konsensusin e nevojshëm për të miratuar brenda një kohe të shkurtër këto ligje shumë të rëndësishme për vendin.   Koridori 8 ishte një nga pikat e rëndësishme të takimit me Ministrin Frattini, të cilin Kryetarja e Kuvendit e njohu me bisedën që ajo zhvilloi me Kryetarin e Kuvendit të bullgarisë Pirinski dhe nismën lidhur me një bashkëveprim për të çuar përpara realizimin e këtij projekti.   Ministri Frattini u shpreh optimist për inisiativën e Kryetares së Kuvendit për një lobim të përbashkët të vendeve të interesuara për këtë Koridor, duke theksuar se duhen bërë të gjitha përpejekjet që ky projekt të përfshihet në projektet prioritare që do të realizohen me Fondin europian i krijuar së fundmi nga BE-ja.   Ministri Fratini premtoi se me kthimin e tij në Itali do të dikstojë për këtë çështje krerët më të lartë të shtetit italian, pasi Italia e konsideron prioritar, Koridorin 8.   Duke përgëzuar edhe një herë Kryetaren e Kuvendit për këtë inisiativë, Ministri Frattini nënvizoi se është momenti i duhur që të gjithë bashkë të nxisim Brukselin për realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm që kalon njëkohësisht  në vende që janë pjesë e BE-së dhe në vende si Shqipëria e Maqedonia, që shumë shpejt do të bëhen pjesë e saj.
                           
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›