E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit përshëndet firmosjen e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nga Presidenti George W. Bush.

  Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli përshëndet firmosjen e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nga Presidenti George W. Bush.   Në mesazhin e saj, Kryetarja e Kuvendit thekson se:   Firma e Presidentit të Shteteve të Bashkura, George W. Bush në ligjin e pranimit të Shqipërisë për tu anëtarësuar me të drejta të plota në NATO tregon edhe një herë se, Komuniteti Ndërkombëtar nën lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit aq të dashur për shqiptarët, George W. Bush, vlerësuan meritën e reformave të paimagjinueshme që Shqipëria ka bërë vitet e fundit.   Firma e George W. Bush është besim për Shqipërinë, për kurajon e lidershipit qeverisës në reformat më të guximshme që një vend mund të ndërmarrë.   U jemi mirënjohës Presidentit George W. Bush, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Senatit amerikan, që na besuan të jemi partnerë të tyre në Aleancën më të madhe të kohërave.   Firma e Presidentit George W. Bush e bën 24 tetorin një tjetër ditë të madhe për këtë komb. që po bën realitet ëndrrën e tij shekullore.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›