Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli: Bashkim Gazidede, një ndër figurat më lapidare në integritetin dhe patriotizmit ndaj vendit të tij.
"Bashkim Gazidede ishte një ndër deputetët e parë që iu kundërvu rregjimit të komunizmit, ishte një ndër njerëzit më të ndershëm, modeli i njeriut me korrektësi dhe integritet"-u shpreh për gazetarët Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, gjatë ceremonisë së organizuar sot në nderim të ish deputetit Gazidede.
"Një admirim të pashembullt kam patur personalisht, kur ai në vitin 97' qëndroi në momentet më të vështira, kur rrebelët kërkonin të shkatërronin dhe të
digjnin Shqipërinë.
Pjesëmarrja e madhe, prania e studentëve të tij, e bashkëpunëtorëve, ish deputetëve të asaj kohe dhe deputetëve të sotëm, tregojnë respekt për figurën e tij si një nga figurat më lapidare në integritetin dhe ndjenjën e patriotizmit, ndaj vendit të tij.
Ishte njeriu që zëvendësoi Sgurimin e Shtetit në një Shërbim në mbrojtje të vendit, të interesave të kombit tonë. "