E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Kuvendin e Shqipërisë, homazhe në nderim të ish deputetit Bashkim Gazidede.

  Sot, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë u mbajtën  homazhet në nderim të ish deputetin e Partisë Demokratike, Bashkim Gazidede, që ndërroi jetë një ditë më parë.   Personalitete të ndryshme, drejtues  të institucioneve, kolegë, ish studentë,  të afërm dhe  miq të të ndjerit vendosën kurora dhe mbajtën një minutë heshtjë në nderim të figurës së Bashkim Gazidede.
  Në  ceremoninë e rastit, autoritetet më të larta të vendit, përcollën për mediat vlerësimet dhe mesazhet në nderim të fiigurës së Bashkim Gazidedes.   "Bashkim Gazidede dha një kontribut historik të shkëlqyer në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ndershmëria dhe përkushtimi i ekipit që ai drejtoi bëri që Shqipëria, në fillim të viteve 90, të qëndrojë së bashku me aleatët e partnerët tanë me dinjitet të madh në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar"-tha kryeministri Sali Berisha. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh se Bashkim Gazidede është një ndër figurat më lapidare në integritetin dhe patriotizmit ndaj vendit të tij. Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj tha se "shteti shqiptar humbi një shërbëtor të përkushtuar dhe të ndershëm"  Homazhet dhe ceremonia mortore u organizuan nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.   Bashkim Gazidede lindi në 2 shkurt 1952 në Peshkopi në një familje me tradita atdhetare.
Ai mbaroi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës me rezultate të shkëlqyera dhe më pas u emërua pedagog pranë këtij fakulteti.
Në zgjedhjet  e vitit 1992 zgjidhet deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e Shqipërisë.
Në po të njëjtin vit emërohet drejtor i Shërbimit Informativ Kombëtar deri në vititn 1997.
Në vitet 2005 -2008 punoi si nëndrejtor i Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme .   Ish deputeti Bashkim Gazidede ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë.

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›