Frattini-Lambrinidis takojnë kreun e PS-së

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka pritur sot në një takim ministrin e Jashtëm italian, Franko Frattini dhe atë grek, Stavros Lambrinidis. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe deputetët socialistë, Ermelinda Meksi, Arta Dade dhe Ditmir Bushati. Ministrat e jashtëm, ai italian dhe grek e kanë nisur vizitën e tyre në Tiranë, me një takim me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.
Dy ministrat të cilët shoqërohen nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi kanë zhvilluar takimin e parë me numrin dy të qeverisë, ndërsa kanë deklaruar se pas situatës së re politike të krijuar në vend presin rezultate konkrete.
Përfaqësuesit e dy vendeve të Bashkimit Europian gjatë vizitës në Tiranë synojnë që të nxisin dialogun politik në vend dhe përshpejtimin e reformave të nevojshme për pëparimin e vendit në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. frattini dhe Lambrinidis do të takohet edhe me presidentin Bamir Topi.