E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Azem Hajdari, vrau frikën në mbarë vendin

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar homazhe në bustin e Azem Hajdarit, sot kur shënohet 13 vjetori i vrasjes së tij. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se tribuni legjendar i lirisë së shqiptarëve Azem Hajdari, dhe si vëllau i tij Besnik Çerja, u ekzekutuan në 12 shtator 1998 u ekzekutuan nga fallangat terroriste të shtetit të asaj kohe.
 

“Azem Hajdari hyri në historinë e lirisë së shqiptarëve si një tribun i pashembullt, në një kohë kur kombi rëngonte ndër shtypjen më të egër, kur në tërësi besohej se Shqipëria do të mbetej “Kuba” e Adriatikut dhe se shqiptarët nuk do të dilnin dot nga regjimi i sllavërsië në të cilin jetonin”, u shpreh Berisha.
 

Kryeministri theksoi gjithashtu se Hajdari me studentë të tjerë, u përballën rrugë për rrugë, shesh për shesh me diktaturën më të egër në Evropë dhe e gjynjëzuan atë. “Azem Hajdari do të shndërrohej me shpejtësi në flamur mbajtësin, në maratonomakun e demokracisë shqiptare. Ai me një energji, guxim e trimëri do të vërshonte si uragan në mbarë Shqipërinë, të vriste frikën”, nënvizoi ndër të tjera kryeministri. Ai shprehu bindjen se idealet e Azem Hajdarit do të lartësohen më shumë në këtë vend.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›