E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në Kenia, shkon në 131 nr i të vdekurve

Nairobi -Ka arritur në 131 numri i të vdekurve, pas shpërthimit të një cisterne në lindje të Kenias, bëri të ditur zëdhënësi i policisë keniane.''Të paktën 131 persona humbën jetën dhe 120 të tjerë u plagosën rëndë nga ky aksident që ndodhi në qytetin e Molos, 150 kilometra në veriperëndim të Nairobit'', deklaroi zëdhënësi i policisë Erick Kiraithe. ''Sipas informacioneve të para të hetuesve, shumica e viktimave po shkonin drejt vendit të aksidentit për t'u furnizuar me naftë'', shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›