Frattini në Kosovë, Kuvendi seancë solemne
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë gjatë pasdites së sotme, një seancë solemne me rastin e vizitës në Kosovë, të ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Franco Frattini. Kryediplomati italian do t'u drejtohet me një fjalim deputetëve dhe të ftuarve të pranishëm në seancë. Para se të shkojë në Kuvend, Frattini do të ketë edhe një takim paraprak me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës , Jakup Krasniqi.