Kina shfuqizon ligjin për ndalimin e hyrjes në vend të njerëzve me SIDA
Kina ka shfuqizuar një vendim për ndalimin e hyrjes në vend të udhëtarëve të huaj të infektuar me HIV ose të sëmurë me sida. Qeveria publikoi sw fundmi në faqen e saj të internetit, një ndryshim përkatës të ligjit. Shfuqizimi u mor disa ditë para fillimit të panairit botëror në Shangai, ku priten të marrin pjesë milionë vizitorë nga jashtë vendit. Sekretari i Përgjitshëm i OKB-së Ban Ki Moon e uroi Presidentin e Kinës Hu Jintao për këtë vendim. Drejtorja e Përgjithshme e Organizatës Botërore për Shëndetin (OBSH), kinezja Margaret Chan foli për një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur.