SHBA: Siria dhe Irani armatosin hesbollahët
SHBA-ja dhe Izraeli kanë fajësuar Sirinë dhe Iranin për armatosjen e milicëve të hesbollahut radikal islamik në Liban. "Këtu përfshihen edhe raketa të fuqishme", tha ministri amerikan i Mbrojtjes Robert Gates, pas një takimi me homologun e tij izraelit Ehud Barak në Uashington. "Kjo mund të çojë në një destabilizim të rajonit", shtoi Gates. Barak tha se Izraeli nuk dëshiron të provokojë asnjë konflikt. Qeveria e tij, megjithatë po i përcjell zhvillimet shumë seriozisht. Në verën e vitit 2006 Izraeli kishte ndërmarrë një ofensivë ushtarake kundër hisbollahëve. Si pasojë atëherë u vranë nga pala libaneze të paktën 1200 njerëz, pjesa më e madhe civilë. Edhe 160 izraelitë, pjesa më e madhe ushtarë, humbën jetën.