E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, 5 policë të vrarë nga shpërthimi i autobombës



Një shpërthim me autobombë tronditi sot rajonin veriperëndimor të Pakistanit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën pesë policëve dhe plagosjen e rreth tetë të tjerëve. ngjarja ka ndodhur në Peshavar. Lajmi është bërë i ditur nga policia vendase e cila saktëson se ngjarja ndodhi në mëngjes pranë një postëkomandë kontrolli në Peshavar. Më herët, në një tjetër sulm, u vranë 13 militantë të dyshuar nga trupat paksitaneze, në rajonin Orakzai, pranë kufirit me Afganistanin. Zyrtarë pakistanezë thanë se militantët u vranë nga sulmet tokësore dhe ajrore.
Ushtria e kishte përshkallëzuar ofensivën në Orakzai në mes të muajit mars, kur shumë luftëtarë talibanë pakistanezë arritën në këtë hapësirë, pas ofensivës në rajonin Vaziristani Jugor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›