Frazier legjenda drejt shuarjes

Ish-kampioni i botës në boks në peshat e rënda, Joe Frazier, është shtruar në një spital në gjendje të rëndë për shkak të ndërlikimeve nga një kancer të mëlçi, informoi të dielën manaxheri i tij.
“Smoking Joe”, i bërë i famshëm për shkak të dueleve të tij epike me legjendën tjetër Muhamed Ali, u diagnostikua me tumor disa javë më parë, por deshi ta mbante të fshehtë ngjarjen.
“Do të isha gënjeshtar nëse nuk do të pranoja që është shumë rëndë”, deklaroi manaxheri i tij, Leslie Wolf. Sot 67-vjeçar, Frazier ruajti titullin botëror midis viteve 1970-73. Ai ishte njeriu i parë që arriti të mposhte Alinë në vitin 1971.
“Joe është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet deri në ditën e fundit, por ka disa beteja që nuk mund të fitohen”, shtoi manaxheri.
Në karrierën e tij, Joe mbahet mend sidomos për ndeshjen epike me Alinë në vitin 1975 në Manila dhe për duelet legjendare me Foreman.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Rama shpalos programin “për 95% të shqiptarëve”
Miratohen programi dhe ndryshimet në statut
Blushi: PS u kthye në rrugën e duhur
Këshilltarët e PS-së, akuza Bashës
BE: Shqipëria, dështim me energjinë
Replika mes PD dhe Presidencës