Vetevendosje proteste ne Prishtine

Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, të maskuar me qese në kokë, kanë marshuar të shtunën në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.
Duke mbajtur në duar parulla të llojeve të ndryshme, aktivistët kanë ironizuar qeverinë për gjendjen aktuale në të cilën ndodhet Kosova.
“Kosova është radhitur e para mes shteteve më demokratike në botë. Urra! Më 1 nëntor, ashtu sic premtoi Edita Tahiri, strukturat paralele serbe në Kosovë u shpërbënë. Kushdo që është i interesuar mund të pijë kafe me ministrin Bajram Rexhepi në cdo zonë të veriut. Në vitin 2012 buxheti i Kosovës do të dhjetëfishohet”, kanë bërtitur aktivistët.
Më pas ata kanë vendosur hudhra në oborrin e selisë së qeverisë, në mënyrë simbolike për të mos marrë mësysh arritjet e saj.
“Në shenjë simbolike po vendosim hudhra tek ndërtesa e qeverisë, që atë të mos e marrë mësysh askush, sepse është shumë e mirë. Urra!”, kanë bërtitur aktivistët.
Një protestë të ngjashme lëvizja Vetëvendosje organizoi edhe muajin e kaluar, ku në shënjtestër të aksionit ishte Ministria e Brendshme e Kosovës.
Aktivistët vendosën në rrethinat e godinës së ministrisë një objekt të cilin e quajtën “hajmali”, për të parodizuar disa deklarata të ministrit Bajram Rexhepi lidhur me situatën në veri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Tadic: Nuk heqim dorë nga Kosova
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka deklaruar se nuk mund ta nënshkruajë dokumentin e paraqitur nga Partia Liberal-Demokrate dhe Lëvizja e Ripërtëritjes Serbe për ndryshimin e politikës kundrejt Kosovës, sepse nuk mund të heqë dorë nga “interesat legjitime shtetërore dhe kombëtare”, ndërsa e ka konsideruar si të pazakontë që këto parti kanë kërkuar nga ai që të bëjë diçka të tillë. WSJ: Ndarja e Kosovës, hap kutinë e Pandorës
Europa dhe SHBA prej vitesh e kanë përjashtuar mundësinë e rishikimit të kufijve në Ballkan nga frika e konflikteve dhe gjakderdhjeve të reja ndëretnike, por duket se mosmarrëveshja e tanishme mes shqiptarëve dhe serbëve kosovarë e ka zbutur disi rezistencën e bashkësisë ndërkombëtare ndaj kësaj ideje.
Kosovë, Kushtetuta drejt ndryshimit
Për rreth një muaj, komisioni për ndryshimin e Kushtetutës dëgjoi edhe zërin e qytetarëve të Kosovës, në lidhje me zgjedhjen e presidentit. Pranga të dyshuarit për masakrën e Qyshkut
Një person i dyshuar për pjesëmarrje në masakrën në fshatin Qyshk të Kosovës është arrestuar të premten në Serbi, në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Interpoli. Hoxhaj: Jo dhunës dhe status kuosë
Ministri i jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj ka deklaruar se qeveria e Kosovës është kundër përdorimit të dhunës, kundër status kuosë dhe konfliktit të ngrirë në veri.
Lajmet kryesore
Rama shpalos programin “për 95% të shqiptarëve”
Miratohen programi dhe ndryshimet në statut
Blushi: PS u kthye në rrugën e duhur
Këshilltarët e PS-së, akuza Bashës
BE: Shqipëria, dështim me energjinë
Replika mes PD dhe Presidencës