E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fread në Tiranë për pranimin e ish-të burgosurve

Pikërisht për këtë arsye, Tiranën e ka vizituar i ngarkuari special amerikan për këtë çështje, Daniel Fried. Ai është takuar me kryeministrin Sali Berisha bashkë me ambasadorin amerikan në Tiranë, John Withers në vilën 31 në zonën e ish-bllokut, takim ky larg pranisë së mediave.

Në takim ishte edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, e cila të bën të kuptosh se tashmë vendi ynë do t’i pranojë ish-të dënuarit. Lajmin e konfirmoi sot edhe kryeministri, Sali Berisha gjatë një konference shtypi, i cili theksoi se nuk do të pranohen Ujgurë, pasi mund të ndikojë në marrëdhëniet me Kinën.

"Natyrisht ne nuk mund të presim më ujgurë, sepse marrëdhëniet me Kinën kanë një rëndësi të veçantë", u shpreh Berisha. Shtetet e Bashkuara kanë nisur një “luftë” diplomatike për pranimin e të ish-të burgosurve, të arrestuar për terrorizëm por shumica prej tyre janë shpallur të pafajshëm nga drejtësia amerikane.

Ata nuk mund të kthehen në vendet e tyre, për shkak të ligjeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të dënuarve. Për këtë arsye, SHBA-të tentojnë t’i dërgojnë këtë shtetas në vende të ndryshme. Fried ka nisur një turë udhëtimesh në shtete të ndryshme duke kërkuar pranimin e ish-të burgosurve të Guantanamos.

Deri më tani, diplomati amerikan ka marrë përgjigje pozitive nga Franca, Irlanda, Hungaria, Portugalia, Palau dhe Bermudet, si dhe pret nje konfirmim te fundit nga Spanja, Italia dhe Belgjika.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›