Aldo Bare kërkesë gjykatës për lirim nga burgu
Kërkesa pranë gjykatës së Krimeve të Rënda është bërë nga avokati mbrojtës, e cili pretendon se janë shkelur të gjitha afatet ligjore për gjykim, ndaj ka kërkuar që të “shuhet” masa e sigurisë.
Aldo Bare, emri i vërtetë i të cilit është Alfred Shkurti ishte kreu i “Bandës së Lushnjës”, bandë e krijuar gjatë vitit 1997 dhe që ka vepruar edhe më pas. Ai u ekstradua nga Turqia 25 nëntor të muajit të shkuar me një avion special dhe në masa të rrepta sigurie.
Bare u arrestua më 26 mars të vitit 2006 në Ankara të Turqisë, për veprën penale të "trafikut të lëndëve narkotike". Gjykata e Larte turke, vendosi aso kohe ekstradimin e Bares në vendin tonë. Bare e kundërshtoi vendimin, duke pretenduar se do të vritet po të kthehej në Shqipëri.
Aldo Bare akuzohet për kryerjen e veprave penale të:
- "Vrasjes me paramendim" të shtetasit Genci Kashari, Xhevat Demiri, Nimet Zenelit, Masar Aliu,
-"Vrasjes me paramendim" të mbetur në tentativë të shtetasit Artur Daja, Gramoz Selmani dhe Masar Aliu,
-"Mbajtjes pa leje të armëve luftarake",
-"Shkatërrimit të pronës me zjarr" të banesës së shtetasit Shkëlqim Haxhiu,
-"Krijimit te Organizates kriminale" dhe të "Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale".
Koto krime Bare i ka bërë gjatë vitit 1997 dhe më pas. Ai u arratis nga Shqipëria për rreth dhjetë vite. Alfred Shkurti kërkohej nga drejtësia shqiptare për një sërë vrasjesh. Gazeta Start ishte para që informoi arrestimin e Bares në Turqi.