Frederic Chopin, nesër në qytetin e Durrësit
muzikor që respekton në gjithë botën 200-vjetorin e lindjes së mjeshtrit të papërsëritshëm të pianos, me këtë rast është ngritur edhe një komitet nderi i përbërë nga personalitete të kulturës dhe në bashkëpunim me MTKRS dhe ambasadat e Polonisë e Francës do të organizohen aktivitete gjithë vjetore për nder të 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit polak. Në të gjithë botën e qytetëruar qindra mbrëmje muzikore, festivale dhe konkurse do të bëjnë të marrë jetë vepra e kompozitorit të madh. Sikurse Mozarti, Shuberti dhe kompozitorë të tjerë të mëdhenj edhe emri i Frederic Chopin u lartësua në vendin tonë fillimisht nga mësuesit dhe pianistët e parë veteranë si Lola Gjoka dhe Tonin Guraziu. Dhe botën e artit klasik romantik e përcollën suksesshëm deri në ditët tona artistët e tastierës pianistike si Boris Plumbi, Anita Tartari, Lili Tafaj dhe shumë të tjerë. Liritë e shumta që fitoi bota artistike dhe intelektuale shqiptare mbas viteve 90 i lejuan personalitetet e artit shqiptar të grupohen në organizma e shoqata artistike. Prej mbi 15 vjetësh është aktive, sistematike dhe me prestigj brenda vendit, por edhe e integruar në federatën ndërkombëtare të shoqatave Chopin në mbarë botën, shoqata Frederic Chopin, të cilën Ministria e Kulturës e ka mbështetur me dëshirën që emri dhe vepra e Frederic Chopin të njihet, studiohet dhe ekzekutohet përherë e më shumë në skenat shqiptare. Kremtimet e vitit në nder të kompozitorit Frederic Chopin në Shqipëri kanë nisur në muajin shkurt me një aktivitet kulturor artistik, organizuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me shoqatën F.Chopin, shoqatën e miqësisë Shqipëri Poloni, Qendrës Kulturore Tirana dhe ambasadave përkatëse franceze dhe polake në Tiranë, ku sheshit përballë Akademisë së Arteve iu dha emri i këtij kompozitori. Në kuadrin e vitit shopenian gjatë këtij muaji janë parashikuar të zhvillohen një sërë aktivitetesh, të cilat do të mbahen në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe në qytetin e Durrësit, duke përfshirë kështu edhe Shqipërinë në përkujtimet e kompozitorit të madh.
Last Updated on E Shtune, 24 Prill 2010 19:46