E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jerma, premierë në Akademinë e Arteve

Pas katër muajsh që u shpall fituese e festivalit të regjisoreve të rinj me shfaqjen Shtëpia e Bernarda Albës, regjisorja Alma Hoti vjen serish në skenë këtë radhë në Akademinë e Arteve me shfaqjen "Jerma" nga po i njëjti autor Federico Garsia Lorca sërish në një tjetër bashkëpunim me Ambasadën Spanjolle në kuadrin e javës së letërsisë spanjolle. Jerma vihet për herë të parë në skenë dhe është

një tjetër kryevepër e Lorcës, që bën pjesë në trilogjinë e dramës së gruas. Pas Shtëpisë së Bernarda Albës Lorca shkroi "Jermën" dhe më pas Dasëm Gjaku. Në të tria këto vepra prioritet kryesor Lorca i ka dhënë femrës, ndjesive të saj, dëshirave të saj në të gjithë kuptimin e fjalës. Jerma është emri i personazhit kryesor, që vuan në mënyrë torturuese martesën me një burrë, të cilin ia kanë dhënë për hir të pasurisë. Ajo përjeton mungesën e tmerrshme të një fëmije, i cili nuk vjen kurrë pasi burri i saj nuk bënte fëmijë. Jerma është një femër shumë e bukur e re dhe ka ëndrra dhe dëshira për të bërë një jetë të gjallë të mbushur me dashuri, pasion. Në mënyrën më të drejtpërdrejtë ajo lufton për të marrë çdo gjë që ka nevojë një grua nga burri i saj dhe në momentin që ai nuk reagon dhe është indiferent ajo gjen përkrahje dhe mbështetje në krahët e një burri tjetër, duke jetuar një dashuri magjike, shumë pasionante, dashuri e cila i jep dhe mundësinë për të pasur një fëmijë, por fati tragjik bën që burri i saj ta keqtrajtojë dhe ta çojë në humbjen e shansit për të pasur një fëmijë. Largimi i detyruar i Viktorit, lufta me Huanin dhe humbja e mundësisë për të pasur një fëmijë e çojnë Jermën në humbjen e llogjikës, duke e bërë vrasëse të burrit të saj. Vepra ka sa momente dramatike aq dhe komike dhe kjo e bën të rrallë në llojin e saj.

Last Updated on E Shtune, 24 Prill 2010 19:47

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›