E Shtunë, 31 Tetor 2026

Freedom Hause: Maqedonia është “pjesërisht e lirë”

Në raportin e ri të organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Freedom Hause”, Maqedonia përcaktohet në grupin e vendeve “pjesërisht të lira”. Për këtë, më së shumti ka kontribuuar zhvillimi korrekt i zgjedhjeve presidenciale dhe atyre lokale.

"Freedom House", në përgjithësi vëren përmirësime në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në vitin 2009 më së shumti kanë përparuar Mali i Zi, i cili nga pjesërisht të lirët kaloi në grupin e të lirëve me vlerësim 2.5, dhe Kosova, e cila nga jo të lirat tani është grupuar në vendet pjesërisht të lira.

Nga shtetet në rajon, Greqia është vlerësuar me 1 për të drejtat politike dhe me 2 për të drejtat e njeriut, ashtu si edhe Kroacia, Bullgaria dhe Serbia, Shqipëria, ndërsa përkeqësim është vërejtur në Bosnje.

Në raportin e përgjithshëm të "Freedom House " theksohet se vazhdon erozioni i të drejtave të njeriut, të drejtave politike dhe sociale në botë. Në grupin e të lirëve janë përcaktuar 89 vende, pjesërisht të lira janë 58, ndërsa jo të lira 47 shtete. Të drejtat politike dhe sociale, më së shumti respektohen në vendet perëndimore, ndërsa më pak në Korenë e Veriut, Turkmenistan, Uzbekistan, Burma, Çad dhe Eriteri.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›