E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet ne Mal te Zi, hipopotami iken nga kopshti zoologjik

PODGORICë- Një hipopotam është larguar nga kopshti privat zoologjik në fshatin Plavnica afër liqenit të Shkodrës, pasi reshjet e shumta që kanë përfshirë europën juglindore shkaktuan përmbytje.Pronarët e kopshtit zoologjik thanë se nuk ka asgjë për panik “Shpesh kafshët largoheshin kur uji në kopsht rriste niveli dhe kjo nuk është dicka e jashtëzakonshme”- ka thënë Nikola Pejovic një prej pronarëve të kompleksit.Pejovic tha se kafsha dy tonëshe zakonisht kalonte në një rrugë të njohur për të në fshatin Plavnica afër liqenit të Shkodrës.“Nikica, (emri i hipopotamit), është një mik i rregullt dhe pronarët e lokaleve dhe komplekseve në këtë rrugë janë mësuar me të”- tha zoti Pejovic. Lëvizjet e hipopotamit janë ndjekur nga një roje private ka thënë më tej Pejovic duke shtuar se kafsha “është tërësisht e paqtë dhe nuk ka rrezik”.Sidoqoftë hipopotami nuk do të jetë në gjendje të kthehet në kopsht zoololigj deri sa ujrat në liqen të jenë kaq të larta. Hipopotami jetonte prej 9 vitesh në kopsht dhe vizitohej nga shumë turistë në kompleksin Plavnica. Hipopotamët janë kafshë afrikane dhe është kafsha e tretë më e madhe në tokë. Ato janë të rrezikshme për vetë peshën e rëndë të trupit të turi i cili mund të shkojë deri në 3 tonë.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›