E Shtunë, 31 Tetor 2026

Freedomhouse: Zgjedhjet plotësuan pjesërisht standardet

Në raportin 48 faqesh për vendin tonë, midis të tjerash përmenden edhe zgjedhjet e vitit të shkuar.

“Zgjedhjet u zhvilluan nën një kod të ri zgjedhor të miratuar në mënyrë konsensuale nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste gjashtë muaj përpara ditës së zgjedhjeve. Për herë të parë, listat e votuesve ishin krijuar në mënyrë elektronike, dhe Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile ishte i kompjuterizuar”, shkruhet në raport.

Më tej, thuhet se zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis të polarizuar politik, por theksohet se nuk ka pasur incidente të mëdha. Freedomhouse thekson se ka pasur kontestime për sa i përket procesit të numërimit. Në bazë të të dhënave të OSBE-së, kjo organizatë shprehet se zgjedhjet e qershorit përmbushën pjesën më të madhe të potencialeve të Shqipërisë, por ato nuk kishin standardet më të larta demokratike.

“Vlerësimi i procesit zgjedhor në Shqipëri mbetet në 3,75”, thekson Raporti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›