Zvicra, Suedia dhe Norvegjia, vendet më të pastra
Nju Jork -Revista amerikane "Forbes", shkruan se vendet më të pastra në botë janë Zvicra, Suedia dhe Norvegjia. Revista i referohet studimeve të kryera nga shkencëtarë amerikanë, të Universitetit të Jeil-it dhe atij Kolumbia. Mes 20 vendeve më të pastra ekologjikisht, 14 janë evropiane. Qendra Shkencore Ndërkombëtar pranë Universitetit Kolumbia dhe Qendra për të drejta ekologjike nxjerrin në vend të parë Zvicrën me një tregues prej 95,5 nga 100 pikët e mundshme. Më pas vijnë Suedia dhe Norvegjia, të cilat ndajnë vendin e dytë me 93,1 pikë.
Mes vendeve joevropiane, ndër 20 vendet e para janë Kostarika (5), Zelanda e Re (7) dhe Kolumbia (9). Vendet skandinave me një popullsi me numër të vogël dhe hapësira të mëdha të pabanuara, kanë pyje të paprekura dhe ndotje të ulët të ajrit. "SHBA-ja, dikur udhëheqëse për mbrojtjen e mjedisit, vjen pas Evropës në 25 vitet e fundit", tha zëvendësdrejtori i Qendrës ekologjike në Universitetin Kolumbia, Mark Levi.
Studiuesit kanë përdorur informacione nga burimet lokale dhe siç theksojnë, ato nuk janë gjithmonë shumë të besueshme, sidomos kur bëhet fjalë për vendet në zhvillim. Në listë janë radhitur vetëm 49 vende, ndërsa 50 të tjera nuk janë futur për shkak të të dhënave jo të plota.