E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinexhad: Të sigurohen të drejtat për gazetaren

Teheran -Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinexhad ka urdhëruar drejtësinë iraniane të sigurohet se gazetarja amerikano-iraniane, e burgosur për spiunazh të gëzojë të drejtat e saj ligjore për t'u mbrojtur, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmeve IRNA. Letra e zyrës së Ahmadinexhadit për prokurorin e Teheranit u botua një ditë pasi Roxana Saberi u dënua me tetë vjet burg për spiunazh për Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›