Freizer: Zgjedhjet serbe ne Kosove, plotesisht te papranueshme
"UNMIK-u i ka bere te qarte Beogradit se nuk eshte e drejte mbajtja e zgjedhjeve ne Kosove. Zgjedhjet lokale ne komunat me shumice serbe mund te mbahen ne nje date te mevonshme, bazuar edhe ne planin e Ahtisaarit", thote Sabine Freizer, drejtore per Evropen ne Grupin Nderkombetar te Krizave.
Kosova prej dy muajsh eshte e pavarur. Cili eshte vleresimi juaj per kete periudhe?
Po, Kosova prej dy muajsh eshte e pavarur dhe ne vija te pergjithshme ka qene nje periudhe pozitive. Deri tani, nuk kemi pare ndonje shperthim dhune ne shkalle te gjere, sic kishin parashikuar disa, dhe nuk kemi pasur zhvendosje te popullsive. Kemi pare nga ana tjeter deklarata dhe hapa pozitive te zyrtareve kosovare ndaj pakicave, vecanerisht asaj serbe. Ne planin nderkombetar, numri i vendeve qe e kane njohur shtetin e Kosoves ka qene ne rritje dhe Bashkimi Evropian ka vendosur pranine e vet ne Kosove. Ne disa drejtime situata ka qene pozitive. Kemi pasur zhvillime negative ne veri te Kosoves. Do kujtoja ngjarjet e 17 marsit ne Mitrovice dhe ngjarjet para tyre ne kufirin verior.
Deri tani, rreth 40 vende e kane pranuar shtetin e Kosoves. Gjate javeve te fundit ka pasur renie ne intensitetin e njohjes se Kosoves. A duhet te shqetesohemi?
Nuk mendoj se ka vend per shqetesim. E kuptoj se do marre kohe ky proces, vecanerisht per vendet qe nuk kane lidhje te drejtperdrejta me Kosoven dhe Ballkanin. Problem mbetet Rusia qe po udheheq politiken e nxitjes se vendeve te ndryshme qe te mos njohin Kosoven. Nje politike e tille eshte per te ardhur keq dhe natyrisht nuk ndihmon.
Ministri i Jashtem i Rusise tha se vendi i tij eshte treguar i suksesshem ne pengimin e procesit te njohjes se Kosoves. A mund te flitet per sukses te Moskes apo kemi te bejme me propagande?
Mendoj se ata kane qene te suksesshem ne disa drejtime. Rusia i ka trembur disa vende qe te mos njohin Kosoven. Rusia vecanerisht po e pengon procesin ne mesin e vendeve qe kane probleme te brendshme me levizjet per pavaresi apo me pakica qe kerkojne me shume te drejta. Rusia po i tremb keto vende. Padyshim, kjo eshte problematike dhe e pandershme nga ana e Rusise, pasi Kosova eshte rast unik. Ne kete kuptim, nuk ka asnje baze te krahasohet situata ne Kosove, le te themi me ate ne Spanje.
Natyrisht nje tjeter vend qe kundershton me veprime konkrete pavaresine e Kosoves, eshte Serbia. Se fundi ka vendosur te mbaje zgjedhjet lokale ne Kosove. Qeveria e Kosoves e ka kundershtuar kete vendim te Serbise, por kundershtimi ka mbetur ne nivel deklaratash, cfare ka hasur ne kritika. Sipas jush, cila eshte rruga me e mire qe duhet te ndjeke Qeveria e Kosoves?
Mendoj se ne kete faze Qeveria e Kosoves ka zgjedhur qasjen e duhur, pra ate te kundershtimit te qarte rreth mbajtjes se ketyre zgjedhjeve ne territorin e Kosoves, pa nje marreveshje paraprake. Eshte e qarte se zgjedhjet ne Kosove mund te mbahen vetem me miratimin e Qeverise se Kosoves dhe Kombeve te Bashkuara. Ne kete faze, e dime se vetem UNMIK-u eshte ne pozite per te marre vendime. UNMIK-u gjithashtu i ka bere te qarte Beogradit se nuk eshte e drejte mbajtja e zgjedhjeve ne Kosove me 11 maj. Zgjedhjet lokale ne komunat me shumice serbe mund te mbahen ne nje date te mevonshme, bazuar dhe ne planin e Ahtisaarit. Eshte plotesisht e papranueshme qe Serbia te mbaje zgjedhjet ne Kosove me 11 maj.
Por, politika e kundershtimit te Beogradit vetem me deklarata, si nga Prishtina, ashtu dhe nga nderkombetaret, ka krijuar gjendjen aktuale ne veriun e Kosoves. A mendoni se politika e deklaratave eshte e mjaftueshme?
Eshte nje pyetje shume e veshtire, pasi ajo qe nuk deshirojme te shohim, eshte shperthimi i dhunes ne veri te Kosoves. Eshte e rendesishme per bashkesine nderkombetare qe te mbetet e fuqishme ne kete pjese dhe kjo vlen dhe per Kombet e Bashkuara dhe NATO-n. Eventualisht pritet edhe nje rol i rendesishem i BE-se ne veri. Momentalisht, eshte shume shpejt per mua te them se si OKB-ja dhe NATO-ja duhet te veprojne, nese Serbia vazhdon me planet e saj dhe organizon zgjedhjet ne Kosove. Ajo qe mund te them eshte se bashkesia nderkombetare mbetet unike ne kundershtimin e mbajtjes se zgjedhjeve lokale serbe ne veri te Kosoves. Cfare mund te shkoje pertej deklaratave, eshte ende heret ta them.
Ish-kryeministri i Kosoves, aktualisht udheheqes i opozites, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Qeveria ne Prishtine duhet te kete nje oferte konkrete per pakicen serbe, e cila duhet t'u ofroje atyre me shume se cfare u ofron Beogradi, perfshire ketu edhe favore ekonomike. A i shihni keto propozime si zgjidhje per integrimin real te veriut ne territorin e Kosoves?
Ajo qe e mendoj si shume te rendesishme eshte fillimi i dialogut mes serbeve dhe shqiptareve ne Kosove. Sic e thashe dhe me siper, eshte shume inkurajues fakti qe Qeveria e Kosoves ka bere deklarata per integrimin e serbeve si qytetare te barabarte ne shtetin e ri. Mendoj se Prishtina mund te beje me shume ne kete drejtim. Nje menyre per ta bere kete eshte permes rrugeve ekonomike, duke mbeshtetur me fonde komunat me shumice serbe. Kjo duhet shoqeruar me deklarata politike dhe me nje perfshirje me te prekshme te serbeve qe jetojne ne Kosove.
Kosova perballet edhe me problemin e Kombeve te Bashkuara, qe nuk kane nje qendrim lidhur me pavaresine. Kjo ka bere qe te kemi nje pushtet trepolar ne terren, Qeverine e Kosoves, UNMIK-un dhe pranine evropiane. A ka gjasa qe te shohim fundin e pushtetit trepolar se shpejti?
Padyshim, eshte problem kyc menyra se si do te veproje bashkesia nderkombetare ne Kosove, vecanerisht 120 dite pas shpalljes se pavaresise. Ne kete moment, bisedimet vazhdojne, ashtu sic mbetet e veshtire per Kombet e Bashkuara te marrin nje pozicion te qarte, per shkak te kundershtimit nga disa vende anetare te Keshillit te Sigurimit, vecanerisht Rusise. Kjo nuk e ndihmon situaten dhe eshte e qarte se prania e Kombeve te Bashkuara duhet te zvogelohet dhe t'ia kaloje pergjegjesite Bashkimit Evropian. Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara ka bere disa deklarata, ku thuhet se e kupton situaten dhe se duhet te behet kalimi i pergjegjesive dhe duhet te filloje periudha e tranzicionit. Pozita e tij mbetet e dobet pasi nuk ka mbeshtetjen e Rusise. Per hir te paqes dhe stabilitetit ne Kosove, Rusia duhet t'i moderoje qendrimet e saj dhe te lejoje trazicionin nga UNMIK-u tek Bashkimi Evropian.
A ka gjasa qe Rusia t'i moderoje qendrimet? A ndihmon ardhja ne pushtet e Medvedevit?
Padyshim qe do kerkoje shtysa te medha nga miqte e Kosoves, qe te shohim ndryshimin e pozicionit te Rusise. Shpresoj qe te jete e mundur, por eshte shume e veshtire ne kete faze. Ardhja ne pushtet e Medvedevit ka gjasa qe te ndihmoje. Por, duhet thene se po duket gjithnje e me shume se presidenti Putin do vazhdoje te luaje nje rol te rendesishem ne politiken e jashtme ruse. Ne kete kuptim ende nuk dihet se sa do jete ne gjendje Medvedevi te beje ndryshime ne politiken e jashtme ruse.