E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndjekja penale e trafikanteve

Nadie Ahmeti*

Perfaqesuese te organizatave joqeveritare qe merren me asistimin e viktimave te trafikimit, pohojne se ndjekja penale e trafikanteve mbetet problem kryesor ne parandalimin e kesaj dukurie. Ne anen tjeter, zyrtare te qeverise thone se ne baze te programit te ri qeveritar do te fuqizohet ndjekja dhe ndeshkimi i trafikanteve. Ndjekja penale e trafikanteve me qenie njerezore mbetet problemi kryesor ne Kosove, thone perfaqesuese te organizatave joqeveritare. Sevdije Bunjaku, nga Shoqata e Gruas "Kalabria", qe merret me asistimin e viktimave te trafikimit, thote se mungesa e ligjit per mbrojtjen e viktimave ka bere qe shume here trafikantet te lihen te lire, per shkak te mungeses se provave, nderkaq te tjeret qe kalojne ne ndjekje penale dhe akuzohen, denohen me denime shume te vogla. "Denimet qe jepen, ende nuk jane ne nivelin e duhur, sepse ketu eshte nje procedure me te cilen duhet te kalohet shume. Por, kemi raste te shumta kur viktima ka vete droje te madhe, ka brenge se si do t'i paraqese trafikantet", thote Bunjaku.

Lufta kunder trafikimit eshte shume komplekse dhe e veshtire, thone pjesetare te Sherbimit Policor te Kosoves. Megjithate, Rrahman Sylejmani, asistent i zevendeskomisarit per shtyllen e krimeve ne SHPK, thote se ne kete lufte ka pasur perparime, duke shtuar se jane arrestuar shume trafikante dhe persona qe kane ndihmuar ne prostitucion. "Ju e shihini se cdo dite, nuk do te thote se po detektojme te gjithe, mirepo aty perdoren masat e fshehta hetimore dhe hetimet zgjasin shume gjate. Prej masave te fshehta, perdoren stimulimi i vepres; normal se kemi problem per dokumentim dhe deshmi. Ne ende nuk e kemi ligjin per mbrojten e deshmitareve edhe shume infrastruktura tjera ligjore, edhe pse i kemi ligjet bazike", shprehet Sylejmani.

Trafikantet qe merren me trafikim te qenieve njerezore, akuzohen ne baze te kodit penal te Kosoves, thote Besim Kelmendi, nga Prokuroria e Qarkut ne Prishtine. Ne baze te ketij kodi, denimi me i rende per kete veper eshte 20 vjet. "Me i uleti eshte deri ne 5 vjet, kur kryhet vepra penale nga pakujdesia ose kur kryhet nga njerezit qe i shfrytezojne viktimat e trafikimit, duke ditur se ato jane viktima te trafikimit me njerez. Denimi me i larte qe eshte shqiptuar deri me tani, eshte denimi me 12 vjet, por i cili ende eshte ne procedure. Ndryshe, nje mesatare tjeter e denimeve sillet prej 3 deri ne 4 vjet", thote Kelmendi.

Zyrtare te Qeverise se Kosoves, nderkaq, pohojne se i kane shpallur lufte

krimit te organizuar. Artan Duraku, keshilltar politik ne Ministrine e Puneve te Brendshme, thote se ne baze te programit te ri qeveritar do te fuqizohet ndjekja dhe ndeshkimi i trafikanteve. "Per kete arsye ka edhe nje lloj zhvendosjeje te politikave nga zyra per qeverisje te mire drejt Ministrise se Puneve te Brendshme. Do te thote, qasja e deritanishme e trajtimit te ketij problemi, si problem i te drejtave te njeriut, do te nderroje. Ne kemi nje qasje tjeter, do te kete qasje te luftimit te krimit te organizuar. Do te fuqizohet ndjekja dhe ndeshkimi i trafikanteve", theksoi Duraku.

Sipas organizatave qe merren me mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e trafikimit me qenie njerezore, eshte rritur dukshem numri i viktimave qe shfrytezohen per qellime seksuale. Sipas ketyre organizatave, prej vitit 2001 e deri me tani jane identifikuar afer 600 viktima.

(*) Publiciste, Radio Evropa e Lire


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›