Siguria dhe zgjedhjet serbe ne Kosove
Arton Konushevci*
Autoritetet e rendit ne Kosove thone se nuk kane ndonje plan te vecante veprimi ne rast te mbajtjes se zgjedhjeve lokale dhe parlamentare serbe ne Kosove. Ata shprehen se jane te gatshme per cfaredo situate te mundshme. Kurse, ekspertet e sigurise thone se Sherbimi Policor i Kosoves duhet te beje plane te ndryshme veprimi, ne rast te mbajtjes se zgjedhjeve edhe ne Kosove. Sherbimi Policor i Kosoves dhe KFOR-i thone se do te jene te gatshem per te reaguar ne kohen e duhur per cfaredo situate te mundshme dhe se nuk kane kurrfare shqetesimi nese zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare serbe mbahen ne Kosove. Veton Elshani, zedhenes i policise, thote se ata do te jene ne gjendje gatishmerie per te ruajtur rendin dhe sigurine e te gjithe qytetareve. "Nuk do ta kisha quajtur shqetesim. Mirepo, cfaredo ngjarje qe mund te ofrohet dhe te zhvillohet ne Kosove, normalisht qe ne na ben te jemi me te kujdesshem dhe marrim masa qe te mos ndodhe ndonje problem", tha Elshani. Ai ka shtuar se pjesetaret e Sherbimit Policor te Kosoves nuk kane bere asnjehere sigurimin e mbajtjeve te zgjedhjeve serbe ne territorin e Kosoves. "Ne, asnjehere deri me tash, nuk e kemi bere sigurimin e zgjedhjeve serbe ne Kosove. Por, sidoqofte, nese ato mbahen, ne do jemi ne dijeni te tyre dhe do marrim masa qe te mos kete prishje te rendit dhe te qetesise publike", tha Elshani.
Edhe zedhenesi i KFOR-it, Herve Cozette, thote se nuk kane ndonje plan veprimi te vecante per sa i perket mundesise se mbajtjes se zgjedhjeve lokale dhe parlamentare serbe ne Kosove. "KFOR-i nuk ka ndonje plan specifik per te vepruar ne rast te mbajtjes se zgjedhjeve. Ne, edhe me tej, jemi gati per te reaguar dhe per ta siguruar Kosoven ne cdo kohe", tha Cozette.
Kurse eksperti per siguri, Nuredin Ibishi, vlereson se autoritetet e rendit duhet te kene plane te ndryshme veprimi, duke pasur per baze njoftimet qe vijne nga Beogradi per mbajtjen e zgjedhjeve. "Policia duhet perhere te jete e gatshme qe t'i beje planet operative, ne kuptim te asaj qe te pergjigjet. Zakonisht, ato cka po parashtrojne, po i realizojne ne Kosove pa kurrfare problemi. Autoriteti Policor, SHPK-ja duhet te jene te gatshme cdohere qe t'i bejne planet me kohe, t'u pergjigjen kercenimeve per siguri", thote Ibishi. "Pa marre parasysh se cfare do te jete epilogu i bisedimeve per moslejimin e mbajtjes se ketyre zgjedhjeve, e sidomos atyre lokale, ne Kosove, mendoj se policia perhere duhet te jete e gatshme me plane gjegjese, sidomos me plane operative te veprimit, ne menyre qe te mos kaloje gjendja e sigurise ne ate kohe", u shpreh Ibishi. Ai rekomandon se organet e rendit ne rast te mbajtjes se zgjedhjeve serbe ne Kosove, duhet te rrisin masat e sigurise. Sipas tij, kjo duhet te behet vecanerisht ne vendet e banuara me shumice serbe. Ai madje thote se nese mbahen zgjedhjet, mund te kete edhe ekstremiste qe mund te shkaktojne probleme. "Se pari, policia duhet te jete e perqendruar ne ato vende, per arsye se edhe brenda serbeve lokale te ketyre zgjedhjeve do te kete ekstremiste, ne kuptim te asaj qe partite ultra-nacionaliste mund te tentojne qe ne Kosove te fitojne vota, ndoshta ne nje forme mund ta provokojne gjendjen, jo vetem ne enklava, por edhe ne ato vende ku jane transit", tha Ibishi.
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve ne Serbi ka vendosur per hapjen e 297 vendvotimeve ne territorin e Kosoves per zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale te ketij shteti. Kurse qendrimi i administrates se Kombeve te Bashkuara dhe institucioneve vendore mbetet se zgjedhjet lokale te Serbise ne Kosove do te jene te paligjshme dhe shkelje e Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit.
(*) Publicist, Radio Evropa e Lire