E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti: Të ndërpriten negociatat me Serbinë

Drejtuesi I Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti tha sot se objektivi i kësaj force politike gjatë vitit të ardhëshëm do të jetë ndalja e negociatave me Serbinë. Deklarata e Kurtit u bë në mbledhjen e tretë të Këshillit të përgjithshëm të Vetëvendosjs ku u diskutua plani strategjik veprues i këtij subjekti gjatë periudhës shtator 2011-mars 2012.

“Tani kur po bëhen gati katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, mocioni i Kuvendit të Kosovës për reciprocitet të plotë me Serbinë është vendimi më i rëndësishëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me mjete institucionale dhe jashtëinstitucionale do të angazhohemi për zbatimin e këtij mocioni deri në fund, pra për mbështetjen e prodhimit vendorë dhe zëvendësimin e mallrave që vijnë nga Serbia, për aktivizimin e të gjithë mekanizmave shteërorë për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar karshi Serbisë. Reciprociteti sjell barazi”, tha Kurti.

Në fjalimin e tij para këshillit të përgjithshëm kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti shpalosi programin, qëllimet dhe aktivitetet e Vetëvendosjes gjatë periudhës pas mbajtjes së mbledhjes së dytë të këshillit. Ai ka thënë se Vetëvendosja është subjekti i vetëm që ka kërkuar hapur dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës dhe ri-definimin sipas tij të rolit të faktorit ndërkombëtar në Kosovë.

Ai ka theksua se kjo lëvizje është e vetmja që ka afirmuar çështjen e Bashkimit Kombëtare. “Me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në institucione, bashkimi kombëtar në vitin 2011 u afirmua sikurse asnjëherë në këto vitet e pasluftës. Bashkimi kombëtar e politizon kombin tonë. Lëvizja VETËVENDOSJE!, për shkak se është Lëvizje, thërret që të bëhemi politikisht kombëtarë, ndërsa partitë politike, duke qenë parti, përfundojnë kulturalisht provincial”, tha Kurti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›