E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frena zgjerimit te plote te NATO-s

Takimi i zgjerimit te madh te NATO-s, te zgjerimit qe donte te arrinte udheheqja e aleances dhe shume vende evropianolindore deshtoi. Gjermania dhe Franca i hoqen vizen hesapeve te bera nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ukraina dhe Gjeorgjia, kandidate per pranim ne NATO u hoqen nga lista e pranimit dhe u vendosen ne radhen e pritjes. Konflikti qe ekziston midis SHBA-ve dhe aleateve evropianoperendimor u shfaq hapur ne takimin e NATO-s ne Bukuresht. Kjo eshte nje gje e re per NATO-n, takimet e nivelit te larte te te cilit i kane pas marre vendimet qe me pare, dhe kane qene zhvilluar sipas skenareve te qarte.

Kesaj here Presidenti amerikan, qe pritet te largohet u pengua ne festimet gati misionere te zgjerimit te NATO-s. E pazakonshme ne takimin e Bukureshtit ishte edhe qe 25 vendet anetare te NATO-s nuk deshen te detyronin Greqine dhe Maqedonine per te arritur kompromis ne grindjen e cuditshme per ceshtjen e emrit te Maqedonise. Prandaj anetare munden te beheshin vetem Shqiperia dhe Kroacia. Edhe ne kete ceshtje, George W. Bush, nuk arriti te zgjidhte ceshtjen e paralizuar politikisht, duke iu kundervene Greqise.

Por grindja per emrin e Maqedonise duhet pare me shume si avari. Ne gatishmerine e NATO-s per te pranuar te gjitha vendet e Ballkanit nuk ka ndryshuar asgje. Bosnje Hercegovines, Malit te Zi dhe Serbise ju tregua nje perspektive e qarte pranimi, por sa kohe do te zgjase deri sa te gjitha vendet e Ballkanit te ulen ne tavolinen e NATO-s, nuk dihet.

I papritur ne takim ishte edhe bashkepunimi i ringjallur midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez, Nicolas Sarkozy. Ata deshirojne te vendosin brenda NATO-s thekse te reja ne drejtim te Evropes. Kthimi i Frances ne strukturat komanduese te NATO-s vitin tjeter i pershtatet kesaj strategjie. Tani kjo do te varet se kush do ta fitoje vrapin per ne Shtepine e Bardhe dhe cfare rendesie do i jape qeveria amerikane NATO-s.

Prezantimi fodull i presidentit rus Vladimir Putin ka ndikuar cuditerisht ne dhenien e nje fryme neonacionaliste ne politiken e jashtme te NATO-s. Zgjerimi i NATO-s edhe me Ukrainen dhe Gjeorgjine u shty kryesisht per shkak te rezervave ruse, dhe kete deshtim nuk mundi ta mbulonte as Kancelarja gjermane, Merkel.

Ne mbrojtjen strategjike me raketa, e cila sigurisht nuk perben kercenim per Rusine, Kremlini siguroi te drejten e fjales nepermjet nje marreveshje ne parim. Megjithate, kritikat nga SHBA dhe Evropa lindore se NATO i eshte varur ne qafe Putinit, jane te ekzagjeruara. Keshilli Rusi-NATO i ofroi Presidentit rus nje skene te madhe, ku ai shprehu ne nje konference shtypi akuzat e tij te vjetra dhe te reja emocionale kunder NATO-s. Keto akuza duan te ndikojne me shume ne publikun rus ne Rusi, sesa te diplomatet e NATO-s, qendrimi i Putinit shkakton me shume nje tundje skeptike koke se sa gje tjeter.

Me gjithe atakimet verbale, Rusia dhe NATO bashkepunojne praktikisht ne shume sektore. Per shembull ne sistemin e perbashket mbrojtes me raketa, ne fushen e luftimeve dhe ne transportin e prapavijes per Afganistanin. Per prezencen e planifikuar deri ne 2010 ne Afganistan, NATO u mor per here te pare ne Bukuresht edhe me ceshtjen e terheqjes se trupave. Me ne fund u vendosen kriteret sipas te cilave do te duhet te merret vendimi, se kur trupa nderkombetare do t`ja kaloje kontrollin e vendit afganeve. Aktualisht NATO do te dergoje me shume trupa ne Afganistan per te siguruar kontrollin atje.

Deutche Welle


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›