"Frenim revanshit uzurpator te Berishes, perben rrezik"
Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, reagoi serish dje, lidhur me bllokimin e dekreteve te Presidentit Topi per anetaret e Gjykates se Larte dhe zbardhjen e ceshtjes se Gerdecit. Gjate nje takimi me grate e njesise nr 1 ne kryeqytet, Meta shprehu vendosmerine e LSI-se per te kontribuar ne mbrojtjen e demokracise, te shtetit te se drejtes dhe frenimin e ketij revanshi uzurpator te Sali Berishes, ndaj te gjithe institucioneve te pavarura. Gjithashtu, ndalur ne tragjedine e Gerdecit, Meta vleresoi se "nuk po hetohet nje krim, per te cilin duhen mbajtur pergjegjesi ne te gjitha nivelet. Dhe Gerdeci eshte nje krim shteteror, qe duhet te zbardhet deri ne fund, dhe qe nuk mundet te zbardhet vetem me imunitetin e Mediut". Por, sipas tij, ne radhe te pare kerkon imunitetin e vete Kryeministrit Berisha, sepse ne rast se nuk zbardhet dhe nuk mbahet pergjegjesi per nje krim, te cilin e ka pare gjithe Shqiperia dhe e gjithe bota, atehere eshte e kote qe te flitet per shtet ligjor dhe ligj ne sherbim te qytetareve.