PS: Ndryshime ne ligjin e dekreteve; Beja: Jemi dakord
Partia Socialiste kerkoi zyrtarisht nderhyrjen ne rregulloren e Kuvendit. Permes nje projektvendimi grupi kuvendor socialist, propozoi ndryshimin e rregullores se Kuvendit, me synim rritjen e rolit vendimmarres te ketij organi, ne rastin kur i duhet te shqyrtoje dekretet per institucionet kushtetuese, qe kerkojne pelqimin apo miratimin ne legjislativ. Nga ana tjeter, nenkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, mirepriti propozimin e socialisteve, duke garantuar mbeshtetjen e forces qe ai perfaqeson mbi ndryshimin e rregullores parlamentare.
PS
Bazuar ne konfliktin e tejzgjatur sa i takon emerimeve te anetareve per Gjykaten e Larte, socialistet propozojne ndryshimin e rregullores, me qellim zhbllokimin e nje situate e tille konfliktuale dhe njekohesisht duke parandaluar rishfaqjen e rasteve te njejta. "Kemi propozuar ndryshimin e nenit 111 te rregullores dhe pikes 3 e 6 te tij, per te ndryshuar menyren e shqyrtimit te kandidaturave per anetare te institucioneve te pavarura", u shprehen deputetet socialiste Besnik Dervishi e Arben Malaj, gjate prezantimit te projektvendimit te hartuar dhe propozuar nga Grupi parlamentar i Partise Socialiste. Madje, socialistet shkojne me tej, kur propozuan qe komisionet perkatese, brenda afateve te percaktuara, jane te detyruar te zhvillojne seanca degjimore per cdo kandidat apo kerkese e paraqitur ne Kuvend nga ana e institucioneve kushtetuese. Ky projektvendim konsiston ne qartesimin me mire te procedures se Kuvendit, ku perfshihen vetem komisionet perkatese dhe seanca parlamentare. Kryetari i Kuvendit menjehere nga mberritja e kerkeses per pelqim apo emerim, ia kalon ate komisionit perkates. Gjithashtu, sipas socialisteve, ne zgjatjen ne dy jave te kohes ne dispozicion te komisioneve perkatese, synohet pikerisht te rrise kontrollin parlamentar, duke kerkuar qe seanca e degjimit te jete e detyrueshme.
PD
Mazhoranca eshte gati te ndryshoje rregulloren e Kuvendit, ne ato nene kur flitet per procedurat e dekreteve te Presidentit. Kryetari i Komisionit parlamentar te Ligjeve, Fatos Beja, iu pergjigj dje pozitivisht sugjerimeve te selise roze per nderhyrjen ne rregulloren e Kuvendit. "Jemi te hapur per te ndryshuar rregulloren e Kuvendit per sa u perket procedurave", tha Beja. Sipas tij, bashkepunimi institucional ne vend eshte ne te miren e perzgjedhjes me cilesore te kandidaturave, duke permendur keshtu pese emrat qe Presidenti Bamir Topi dorezoi ne Kuvend per anetare te Gjykates se Larte. "Zhvillimet e fundit politike deshmojne se kerkohet nje transparence me e plote per anetaret e organit me te larte gjyqesor", theksoi numri dy i Kuvendit. Beja e quajti te domosdoshem bashkepunimin mes dy institucioneve, Presidences dhe Kuvendit, per kete ceshtje. Duke kritikuar keshtu indirekt kreun e shtetit, Topi, i cili ne dorezimin e pese kandidateve te pare nuk u konsultua me Kuvendin, aq me pak me forcat politike. "Mbyllja e procesit te kandidaturave te ardhura ne Kuvend per gjyqtare ne kete Gjykate, nuk ishte thjesht ceshtje emrash te personave te vecante, por nje ceshtje shume e rendesishme, qe bazuar ne Kushtetute kerkon nje proces bashkepunimi midis institucionit te Presidentit dhe parlamentit", perfundoi ai.
Propozimet e Socialisteve
Ne Rregulloren e Kuvendit behen keto shtesa e ndryshime:
Ne nenin 111, pika 3
Pas fjaleve "Kryetari i Kuvendit ia kalon ato", shtohet fjala "menjehere" dhe fjalet "brenda 10 diteve" behen "brenda dy javeve".
Ne nenin 111, pika 6
Pas fjaleve "Kryetari i Kuvendit ia kalon kerkesen", shtohet fjala "menjehere", fjalet "brenda 7 diteve" behen "brenda dy javeve" dhe fjalet "brenda dy javeve" behen "brenda 7 diteve".