E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Me kete Kushtetute, emrat e gjyqtareve i zgjedh Presidenti

Kreu i shtetit, Bamir Topi, dje, ne mbledhjen e hapjes se grupit juridik per perzgjedhjen e gjyqtareve per Gjykaten e Larte, nuk ka lene pa shigjetuar politiken.

"Do te doja t'ju falenderoja perzemersisht per predispozicionin tuaj per te marre pjese ne nje proces konsultimi, lidhur me konsiderata jo thjesht profesionale, ne nje proces mjaft kompleks, qe diktohet nga nje situate disi paradoksale e krijuar kohet e fundit nga rrezimi ne Kuvend i pese kandidaturave, te cilat u perzgjodhen nga Presidenti per te plotesuar vendet vakante ne Gjykaten e Larte.

E thashe qe eshte nje proces kompleks, sepse nepermjet jush duam te realizojme nje komunikim mjaft te hapur, transparent me publikun, gje qe nuk perben nje eksperience te pare, pasi une ne krye dhe bashke me Keshillin e Larte te Drejtesise, sikurse e keni konstatuar gjate muajve te fundit, kemi udhehequr nje proces te hapur konkurrimi, nje proces te hapur komunikimi, gje qe deshmohet edhe nga prania e medies, per te zgjedhur kryetaret e gjykatave ne te gjitha rrethet e Shqiperise. Se bashku me anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise ndertuam Librin e Bardhe, per ta bere pushtetin gjyqesor nje pushtet transparent, nje pushtet jo te mbyllur, nje pushtet jo ne interes te nje grupi te caktuar njerezish, por nje pushtet te drejtperdrejte ne funksion te shtetit te se drejtes, ne funksion te qytetarit te thjeshte. Kjo ka qene arsyeja qe ne kete komunikim te gjate publik kemi pasur pjesemarrje te drejtperdrejte te qytetareve per te dhene konsiderata per ata qe do te drejtojne pushtetin gjyqesor, per kater vitet ne vazhdim dhe, natyrisht, per te qene koshient qe ky proces nuk vendoset thjesht ne institucione, por gjithmone ka dhe kontrollin nga qytetaret, te cilet nje here ne kater vjet, ju e dini, i japin jete institucionit te legjislativit nga i cili burojne pastaj te gjitha institucionet e tjera. Kuptohet, qe jemi ne vitet e demokracise, jemi ne momente shume te rendesishme, kur Shqiperia ka marre ftesen per anetaresimin ne NATO, ne momente shume te rendesishme, kur Shqiperia dhe te gjitha institucionet e saj, e gjithe shoqeria do te implementoje pikerisht ate aspirate te gjate, te thelle per t'u anetaresuar ne Bashkimin Evropian dhe anetaresimi ne BE dhe ne NATO kerkon plotesim te standardeve, institucione te forta, institucione bashkevepruese, marredhenie nderinstitucionale, vendimmarrje te matura politike dhe institucionale. Dhe kuptohet qe ky eshte nje proces shume i rendesishem, nuk eshte nje proces qe realizohet ne menyre bruske, por eshte nje proces qe realizohet me maturi, me marredhenie, nje proces qe realizohet hap pas hapi, sepse standardet, sidomos ne pushtetin gjyqesor jane standarde mjaft te holla per t'u kapur, per t'u implementuar, qe kerkojne patjeter njerez te zote, kerkojne njerez qe duhet t'i nenshtrohen nje procesi te kualifikimit. Se pari kete te drejte na e ka dhene Kushtetuta, na e ka dhene ligji, ka kritere ligjore te cilave nuk mund t'u shpetoje askush, nga te cilat nuk mund te marre favore askush. Por, pervec kritereve ligjore, jane dhe disa vleresime profesionale, dhe une nuk mendoj qe vleresimin profesional me mire se profesionistet ne nje marredhenie shume civile midis tyre, nuk mendoj se mund ta beje politika. Ajo nuk mund ta beje vleresimin profesional me mire sec e beni ju. Une gjithmone kam pasur parim konsultimin me juriste, me konstitucionaliste, konsultime qe Presidenti i Republikes i ka te nevojshme t'i realizoje ne cdo kohe, komunikime me institucione, por jo gjithmone keto komunikime behen publike. Eshte rasti qe sot te realizojme nje eksperience te re per te bere jo thjesht transparencen perpara politikes, pasi transparenca ne radhe te pare vlen per shoqerine, vlen per njerezit e thjeshte, per te kuptuar qe ky eshte nje proces qe nuk eshte ne interes te nje personi, te nje grupi personash, por eshte ne interes te institucioneve te Shqiperise, te se ardhmes se ketyre institucioneve, sepse njerezit kete e perkthejne me drejtesine. E kam thene dhe vazhdoj te perseris, drejtesia kerkohet nga njerezit e thjeshte, sepse njerezit me pushtet e kane me te thjeshte ta kerkojne drejtesine, apo ta realizojne drejtesine. Une jam ketu, President i Republikes, ne radhe te pare garant i Kushtetutes dhe institucioneve, midis institucioneve dhe se pari, ketu jam per te perfaqesuar vullnetin e popullit, interesat e popullit. Kjo eshte arsyeja qe kjo mbledhje behet publike, kjo eshte arsyeja qe une kam ftuar perfaqesues te institucioneve, profesioniste shume te zote, per te cilet ka respekt jo vetem komuniteti i juristeve, por edhe me gjere. Pra, me lejoni qe me cilesine e drejtuesit te shtetit dhe te perfaqesuesit te unitetit te popullit, te prezantoj perpara jush qendrimin tim institucional ne ecurine e metejshme te mirefunksionimit te sistemit te drejtesise, gjithmone duke synuar garanci absolute te njerit prej parimeve mbi te cilat ngrihet dhe funksionon shteti i se drejtes, ate te pavaresise se pushtetit gjyqesor. Ne nje shtet demokratik te shekullit ne te cilin jetojme, ne nje kohe kur te drejtat civile, politike dhe sociale te njeriut jane prioritet i shoqerise njerezore dhe organizmat per mbrojtjen e tyre jane protagoniste te arenes nderkombetare, ne nje kohe aspiratash per asocim ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO, ajo qe nuk mund t'i lejojme vetes eshte perplasja e brendshme institucionale.

Per hir te se vertetes, zhvillimet e koheve te fundit ne Kuvendin e Shqiperise, lidhur me dhenien e pelqimit per pese anetaret e Gjykates se Larte te emeruar prej meje, nuk kane qene ne sinkron me pritshmerine qe me cilesine e Presidentit te Republikes kam pasur ne ushtrimin e kompetencave direkt te percaktuara nga ligji themelor i shtetit. Pavaresisht nga ky fakt, ne vazhden e nje tradite dhe kulture kushtetuese kam realizuar dhe vazhdoj te ruaj nje kontakt te vazhdueshem me te gjitha institucionet kushtetuese, si dhe nuk kam lejuar asnje lloj shmangieje nga pergjegjesite kushtetuese, pergjegjesi te cilat kerkojne nje komunikim nderinstitucional. E drejta e organit legjislativ per te dhene ose jo pelqimin ne emerimin e gjyqtareve te larte nga Presidenti i Republikes, nuk do te thote kurrsesi nje vendim pa motiv, fenomen i cili u demonstrua ne votimin e fundit ne Kuvend. Organi ligjvenes edhe pse perbehet nga perfaqesues te forcave politike eshte ne thelb perfaqesues i vullnetit te zgjedhesve dhe mbrojtje e interesave te ketyre te fundit per te vene bazen e ekzistences se tij. Deputetet nepermjet votes se tyre, sidomos kur behet fjale per gjyqesorin, duhet te shprehin vullnetin e votuesve, duke e vene ate prioritet mbi direktivat e partise. Vendimet politike te pamotivuara dhe te pashqyrtuara nuk mund te perbejne nje rrezik vetem per jeten demokratike dhe jeten parlamentare. Ne rast se do t'i rikthehemi ketij gjykimi ne bllok une nuk deshiroj te bej shume analiza per ate qe ka kaluar, sepse jemi mbledhur per nje gje tjeter, por kjo ka te beje edhe me personalitetin e atyre qe u emeruan nepermjet dekretit te Presidentit per te marre pelqimin ne Kuvend. Kane qene perzgjedhje mjaft te kujdesshme, mjaft te konsultuara, eshte e tepert te japin CV-ne e tyre, sepse kane qene dhe jane bere tashme publike, njerez qe kane punuar ne institucionet nderkombetare, per dhjete vjet rresht kane qene pjese e qeverive demokratike dhe te tjere, qe kane pasur nje karriere te gjate ne gjyqesor. Pra, jane bere vleresime mjaft komplekse, vleresime te cilat pertej politikes jane vleresuar nga komuniteti i juristeve.

Gjykata e Larte e Republikes se Shqiperise nga ana tjeter eshte instanca gjyqesore finale, vendimet e se ciles i japin zgjidhjen perfundimtare konflikteve te shoqerise. Vendimet e kesaj gjykate jane percaktuese ne perceptimin e dhenies se drejtesise ne opinionin publik dhe vendimtare ne krijimin e jurisprudences, nepermjet vendimeve unifikuese te Kolegjeve te Bashkuara, vendime keto qe kane fuqine e ligjit per gjykatat e dy te shkalleve te para. Per keto arsye madhore, kompromiset ne perzgjedhjen e gjyqtareve te larte ecin vetem ne nje drejtim: ate te garantimit te kapaciteteve te larta profesionale. Eshte nje rast kur te gjithe duhet te jene te vemendshem qe dy elemente qe i kemi thene vazhdimisht integriteti moral dhe kapacitetet profesionale te jene predominuese ne perzgjedhjen e ketyre njerezve per te shkuar ne nje proces legjitim ne marrjen e pelqimit ne Kuvend.

Ne kete fryme, une besoj se logjika kushtetuese thote se Gjykata e Larte zgjidhet me pelqim nga Kuvendi, jo per te marre konsentin e orientimeve partiake, por si garanci per te promovuar me te miret me pelqimin e te zgjedhurve te popullit. Duke e konsideruar situaten aktuale si teper te rendesishme, dua te shpreh se respektimi i vendimit tashme te marre nga Kuvendi i Shqiperise, natyrisht nuk mund ta them ne bllok, se mund te kete edhe elemente qe mund kontestohen nga individe, nga grupe, por gjykoj mbi ate fryme qe u demonstrua dhe me rrezimin ne rastin me te keq te te gjithe dekreteve, ne rastin me te mire te kater dekreteve, duhet te them qe kjo situate, ky proces ecen paralelisht me gjetjen e mundesive per t'i hapur rruge veprimtarise normale te Gjykates se Larte. Me lejoni t'ju prezantoj predispoziten time maksimale per te respektuar parimin e ndarjes se pushteteve "Check and Balance", si dhe te deshmoj tolerancen presidenciale per ecurine e shtetit te se drejtes.

Sot duhet te lancoj veprimtarine e grupit te punes per asistence juridike. I perbere nga specialiste te shquar ligjit dhe nga juriste te karrieres, qellimi i se cilit eshte qe te pergatise ne Presidence, ne kete institucion, terrenin informativ mbi kandidaturat e pershtatshme per ne Gjykaten e Larte, si dhe te realizoje konsultimin nderinstitucional me qellim qe rekomandimet dhe vleresimet e Kuvendit te Shqiperise mbi standardet dhe parimet e perzgjedhjes se anetareve te kesaj Gjykate, t'i transmetohen Presidentit te Republikes. Midis pergjegjesise kushtetuese qe Presidenti i Republikes se Shqiperise dhe Parlamenti kane ndaj Gjykates se Larte dhe procesit deri tani te debatuar te permbushjes se kesaj pergjegjesie, le t'u japim fjalen edhe eksperteve te Kushtetutes dhe te ligjit. Pas nje procesi te pasuksesshem le te vazhdojme te veprojme ne transparence dhe me kushtetutshmeri dhe t'i japim start nje nisme, me te cilen Kuvendit te Shqiperise i afrohet mundesia qe perpara shprehjes se pelqimit per emrat te pervecem te orientohet ne Presidence per standardet e percaktimit te tyre.

Standardet jane percaktuese ne perzgjedhjet periodike te ketij niveli, madje me te rendesishme se vete emrat e kandidateve per Gjykate te Larte, nderkohe qe keto te fundit, ne Republiken e Shqiperise, sipas Kushtetutes, kane qene dhe jane ekskluzivitet i Institucionit te Presidentit. Presidenti i Republikes i ka pasur dhe i ka te hapura dyert e komunikimit institucional dhe cdokush eshte i ftuar te sugjeroje permiresimin e standardeve per nje shtet juridik me te forte dhe per forcimin e institucioneve kushtetuese, sigurisht, duke mos lejuar ne asnje rast interferenca, apo reminishenca antiligjore. Pra, jemi ne nje proces qe, sikurse u demonstrua dhe ne fjalen time, do te respektohet natyrisht e gjithe korniza ligjore kushtetuese, pa vendosur asnje lloj pikepyetjeje, apo dyshimi ne procedurat e ndjekura derimetani, sepse e kemi thene dhe vazhdojme ta themi, e thote Kushtetuta, ky eshte nje proces qe realizohet midis dy institucioneve, Institucionit te Presidentit dhe Parlamentit, ku Presidenti ka te drejten te dekretoje emrat per ne Gjykaten e Larte, Parlamenti jep ose jo pelqimin per keto kandidate. Midis kesaj marredhenieje ka nje respektim te kritereve ligjore te anetareve qe duhet te kene te gjitha te dhenat per te shkuar ne Gjykaten e Larte, nga ana tjeter ky proces i ketij konsultimi qe ne po hapim sot ketu do te na jape mundesine te gjitheve, do t'i jape mundesine cdo deputeti, cdo grupi parlamentar qe te jape objeksionet e veta, por gjithsesi ne teresine e njerezve qe kane paraqitur dhe kane aplikuar per Gjykaten e Larte. Ajo qe nuk mund te ndryshoje, vetem nese ndryshon Kushtetuta, eshte qe Presidenti, ne perfundim te ketij procesi skanimi te te gjitha kandidaturave, ku do te vleresohet kriteri ligjor, integriteti dhe profesionalizmi, ka te drejte te perzgjedhe emra ne ekskluzivitetin e tij per t'ia derguar Parlamentit, pastaj Parlamenti ka te drejte te jape pelqimin ose jo.

Une edhe nje here ju falenderoj per te gjithe predispozicionin tuaj! Eshte nje proces qe do te realizohet ne nje kohe relativisht te shkurter, ne nje kohe dhjete ditore, ku do te pranohen brenda dites se marte dhe kandidatura te reja, te cilat nuk kane pasur rastin qe te paraqiten, pasi procesi i hapur ne menyre publike qe ne mars, u konsiderua i mbyllur, i ezauruar ne funksion te ketyre emerimeve. Meqenese jemi ne nje proces te ri, jane te lire te paraqesin aplikimet e tyre te gjithe ata qe aspirojne te shkojne ne Gjykaten e Larte dhe kjo brenda dites se marte te javes qe vjen. I gjithe ky proces qe ne do te realizojme do te kryhet brenda dhjete diteve per te kapur kohen, pra per te realizuar nje pune efektive ne menyre qe te plotesojme vendet vakante ne Gjykaten e Larte, sepse sot kemi mungesen e shtate anetareve dhe nuk ka kryetar. Pra eshte nje situate mjaft e rendesishme te mos ta quajme emergjente, sepse eshte i gjithe predispozicioni qe kjo situate te rregullohet sa me shpejt ne menyre qe ky institucion kaq i rendesishem i pushteti gjyqesor te funksionoje me te gjitha kapacitetet ne strukture, por mbi te gjitha te funksionoje me njerez, te cilet kane marre pelqimin, me njerez te cilet dine te demonstrojne te gjitha aspiratat dhe detyrimet qe ne kemi per t'u anetaresuar qofte ne NATO, qofte ne Bashkimin Evropian".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›