E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimet, jo kontrolle per korrektet

Bizneset qe paguajne tatimet dhe taksat ne menyre te rregullt, dhe qe nuk u shmangen detyrimeve, nuk do t'u nenshtrohen kontrolleve rutine te tatimoreve. Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Arben Sefgjini, ne nje takim dje me Dhomen Kombetare te Prodhuesve te Veshjeve, tha se do te perdoret analiza e vleresimit te riskut per te perzgjedhur rastet e kontrollit dhe vjeljes se te ardhurave. Nepermjet kesaj deklarate, ai ka vleresuar se subjektet qe tentojne t'u shmangen detyrimeve, do te jene ne fokus te tatimeve, por kjo nuk do te ndodhe me korrektet. Me ligjin e ri te procedurave tatimore eliminohet sistemi aktual, sipas te cilit, nje zyrtar i vetem tatimor eshte pergjegjes per te gjitha veprimet me tatimpaguesit. Ne vend te kesaj, zyrtari tatimor do te specializohet ne sherbimet per tatimpaguesit, kontrollin, mbledhjen e tatimeve, apelimet, tha Sefgjini. Ligji i ri per procedurat tatimore dhe struktura e re qe do te sjelle transformimin e plote te Administrates Tatimore. Kryesore ne kete ligj, zbertheu Sefgjini, eshte nxitja e respektimit vullnetar te legjislacionit tatimor, duke reduktuar barren tatimore te tatimpaguesve, permes proceseve te modernizuara dhe kompjuterizimit te tyre. Keto procese perfshijne regjistrimin elektronik, dorezimin elektronik, pagesen elektronike, dosjen elektronike te tatimpaguesve per te regjistruar te gjitha transaksionet e tatimpaguesve. "Ndersa ne te ardhmen synohet kompjuterizim mbarekombetar i degeve tatimore, permes nje sistemi te integruar te tatimeve", shtoi drejtori i Pergjithshem i Tatimeve. Tatimpaguesit e regjistruar prane Deges se Tatimpaguesve te Medhenj dhe tatimpaguesit e regjistruar prane deges se Tatimeve Tirane pa perfshire biznesin e vogel, mund te deklarojne dhe paguajne ne menyre elektronike Tatimin mbi Vleren e Shtuar (TVSH), Tatimin mbi te Ardhurat nga Punesimi (TAP), Kontributet e Sigurimeve Shoqerore dhe Shendetesore dhe Deklaraten Vjetore te Tatim-Fitimit. Keshtu tatimpaguesit e TVSH-se nuk kane me nevoje te paraqiten ne deget e tatimeve per te dorezuar brenda dates 14 te cdo muaji librat e shitjeve dhe blerjeve. Pagesa e tatimeve online eshte e parashikuar ne ligjin e ri per procedurat tatimore, qe u miratua pak kohe me pare nga parlamenti. Ky ligj eshte hartuar me mbeshtetjen e projektit te Sfides se Mijevjecarit per Shqiperise, te administruar nga USAID.

Ne faqen ne internet te tatimeve (www.tatime.gov.al), eshte nje dritare e posacme per biznesin (tatimet e mia), nga e cila shkarkohen deklaratat e TVSH dhe njekohesisht behen deklarime per nje seri takash. Ky sherbim ka shkurtuar procedurat dhe kohen e biznesit per t'u pajisur me deklaratat tatimore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›