E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madhi: Pro propozimit te PD e PS per ndryshimin e rregullores per dekretet

Kreu i Grupit parlamentar te Partise Republikane, Arian Madhi, e vleresoi diten e djeshme propozimin e ardhur nga Grupi parlamentar i Partise Socialiste ne lidhje me mendimin e Rregullores se Kuvendit, qe lidhet me shqyrtimin e kandidaturave per institucionet kushtetuese. Keshtu, ne nje prononcim per " Koha Jone", Madhi thekson se e mbeshteste plotesisht kete propozim dhe afatet qe ai percaktonte per shqyrtimin e meritave te kandidateve nga ana e Komisionit parlamentar te Ligjeve. "E degjova me kujdes edhe propozimin e bere nga deputeti i PS-se, Besnik Dervishi dhe mendoj se kjo nisme eshte per t'u pergezuar, per faktin se tenton te zgjidhe ngercet dhe konfliktet qe mund te lindin ne lidhje me kete procedure", theksoi Madhi. Sipas tij, ishte e rendesishme qe Kuvendi te shqyrtonte edhe mbi meritokracine e kandidaturave te institucioneve te rendesishme te drejtesise si Gjykata e Larte, ne nje periudhe me te gjate se 7 dite. Amendimi i rregullores, i iniciuar nga socialistet, merr shkas nga situata e krijuar ne seancen e se henes ne parlament, ku, me shumice votash, deputetet rrezuan dekretet e Presidentit per emerimin e pese emrave te rinj per anetare te Gjykates se Larte.

F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›