Frey mbetet te Fiorentina

Nga Express më 19 maj 2011 në ora 18:43
Portieri i Fiorentinës, Sebastien Frey ka deklaruar se dëshiron të mbetet në klub sezonin e ardhshëm. Francezi spekulohej me largim nga Artemio Franchi, por Frey insiston se nuk planifikon të braktisë Violan.
“Kam edhe dy vjet kontratë me Fiorentinën dhe dua ta respektoj atë. Dua të vazhdoj me Fiorentinën, ndihem i lumtur që veshi këtë fanellë. I besoj projektit të klubit, ndihem krenar që jam pjesë e tij. Firenca më ka dhënë shumë”, tha Frey për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.