Fridrih Nice, triumfi etern i nje kumti titan Nga Albert Vataj
Fridrih Nice, guxoi si askush dhe triumfoi mbi gjithcka, lindi mbinjeriun dhe perqafi amshimin me afshin e stuhise. Plot 110 vjet na ndajne nga te gjallet e nje prej ngarendjeve me te furishme te mendimit filozofik, e nje prej ngadhnnjimeve me te zashme te te gjithe kushtrimeve, qe ka mujt me kumtu nder breza njerzimi. Fridrih Nice mbylli syte me 25 gusht te vitit 1900, per te celur njeherazi me amshimin e tij te eperm, jo vecmas nje shekull, por tancka nji bote e re meton te beh, si nje foshnje e shumepritur e nji shtatzanie te mundimshme. Ai mbylli syte ne Vajmar pas dy vitesh rrugetimi kembadoraz ne terratisjen, me te cilen mbeshtolli angullima e tij metafizike ne zgrip dhe kruspulli ne nje shtati shendetlig.
Filozofia e Fridrih Nice ngufat me deshmu ne kryeradhen e agut te nje britme apokaliptike, yshtun prej trajtimesh te filozofise dhe artit te Greqise Antike. Tankjo, ne disfavor te klasicizmit te deriasokohshem, te cilin e veshtronte si nje afirmim te vizionit te arsyeshem dhe rrjedhimisht perfaqesues te dekadences. Ne vecanti tragjedia greke eshte interpretuar si nje shprehje e impulsit jetesor, apo sic shprehet Nice e "momentit dionisiak". Nice u leshua mbi kohen e vet, me furine e nje shterngate te majisur nga bruztia e kahershme. U versul plot terbim e tersellime mbi vlerat morale te shoqerise dhe altruizmin, te cilat, sipas tij mohojne vete jeten. Ai guxoi se kjo perkujdesje e ngas vrullin dhe energjine pernga nje ndrydhje vetesakrifikuese. Vrasi misionin sublim, me te cilin qenja humane ka ardhur prej zanafilles e derimtashme, ne te jetuarin e vet. Ai nuk e kupton ekzistencen ne nje rrjedhe qe ecen heshtur dhe paqesisht. Ky vershim tinzar e terbon, e ngre pupthi, e ligshton, e zhvesh nga armatura e rande e luftave dhe perpjekjeve titane per t'u ndeshur, per te deshmuar, per te metuar misionin e vet, ate te Sizifit. Ky njeri, kjo krijese inferiore, te ciles ai i shpalli lufte dhe beri cmos ta denigronte gjenetikisht, kerkon te perfitoje nga e tashmja, nga gjithsecka e nje casti qe iken pa kthim. Jeta eshte nje kacafytje dhemb per dhemb, ne gjithcka dhe per gjithcka, me dhimbje e piskama, me triumfe dhe adrenaline. Ndryshe, me jeten.
Sipas tij njeriu duhet te perjetoje dhimbjen te pjese e tij e energjise, pasi "ajo cfare nuk te vret, ajo te ben me te fuqishem". Koncepti i njohur i Nice "vullneti per fuqi", luan nje rol kryesor ne filozofine e tij, duke u shprehur se "eshte esenca e ekzistences njerezore, sikur t'i thuash jetes po!", pra afirmimi i saj. Sipas tij, koncepti "fuqia e vullnetit" lejon tejkalimin e njeriut, jo eliminimin e tij, pra braktisjen e idhujve dekadente dhe shpreses per nje jete ne boten e pasvdekjes dhe pranimin e jetes ashtu sic eshte ajo.
Ky titan i mendimit njerezor, kjo ngrehine e beshme qe filleron agimet e njeriut qe predikoi ai, gulmoi dhe mberriti shume larg dhe shume lart.
"Keshtu fliste Zarathustra", "Njerezor, teper njerezor","Lindja e tragjedise", "Filozofet", "Ecce Homo", "Udhetari dhe hija e tij", "Shnderrmi i te gjitha vlerave", "Perendimi i idhujve", "Pertej se mires dhe se keqes", "Agu i mengjesit: Mendime mbi paragjykimet morale", jane disa nga veprat e ketij filozofi te madh, te cilat duke ardhur ne gjuhen shqipe, jo tash, por qe ne vitet '30 deshmojne nje vullnese per te perqafuar nje nga majat me te mprehta dhe me te garrametshme te qasjeve njerezore, pernga predikimi i mbinjeriut, si njeriun bashkekohor, si qenjen perfaqesuese dhe percuesin e nje brezi avangard.
Fridrih Nice eshte padyshim nje prej figurave me te rendesishme ne historine e mendimit filozofik. Korpusi i tij rrapellites, i qasjes dhe botkuptimit, u perflak si shkas i nje hopi kunder rrymes. Ajo u kungua si maniera e tij novatore, e te konspektuarit dhe ravijezuarit te gjithckase dhe ne cdo perceptim te mjedisit, nisur nga nje pikepamje e pavarur nga filozofite e deriatehershme. Gjithseqysh ai erdhi me nje mision te madh, dhe iku i perplotesuar dhe diktues i nje gjenerate te re, te perpirjes ne shtjellen babezitese te filozofise. Shenderrimi i te gjitha vlerave eshte nje prej ideve me domethenese, te krijuara ndonjehere. Fridrih Nice jetoi ne nje kohe kur mendimet mbi vlerat dhe virtytet ishin duke pesuar ndryshime te dukshme. Nje ere e re, nje kataklizmo, kishte hapur bulshinjt e tij te pangopur, perpinte dhe pertypte gjithcka ne ate dualitet shekujsh. Perzishmeri dhe shterngate mendimi, hove tranzicioni dhe kacafytje me te atehershmen e me traditen, me myshqet qe ndereshin mureve te lageshta te shekullit qe ikte dhe nje tjetri, ne ag, qe vinte. Fridrih Nice dhe shume bashkohes te tij, ma kanda te permend te madhin e mendimit vjenez, Zigmund Frojd, guxuan dhe hodhen ne flaket qe kishin kallur ata, per te djegur myshet dhe boshesine e nje bote qe kerkonte te ringrihej nga hiri.
Nje ser antivlerash (duke i konspektuar ne raport me status quo-ne, ato ishin vlera ne raport me te shkuaren antivlera) lindtte domosdoshemerisht kerkesa per vlera te reja, e njeherash lindtte kurajoja e nje starti te pashoq, qe ne kryeheren e vet u vu qellim individualiteteve qe perfaqesonin ate kohe dhe vete epokes qe po i shqyenin deren, te kryengritnin nje te tashme dhe nje te shkuar te mendimit filozofik. Fridrih Nice, ndryshe nga tankush tjeter, shpalosi mendimin dhe kushtroi me botkuptimin e tij, shkoi me larg, shume larg. Ai i dha jete nje sistemi te tere dhe novator vlerash. Nje kursi te ri mendimi, tek i cili ai besonte dhe shpresonte.
Ne kete amfiteater larushites, shprehish mendimi, thellesishe te pamata te vizioneve ardhmeruese dhe eterne, Fridrih Nice ka skalitur ne memorien e asokoheshme, qe gjallon nder ne sot, nje shprehje te famshme, qe u kthe ne nje psalm te mendimit te tij iluminist. "Zoti Vdiq..!"
Zoti vdiq. Zoti mbetet i vdekur. Dhe ne e vrame ate. Si mund te ndihemi ne rregull, ne vrases te gjithe vrasesve? Asgje s'ishte kaq e mocme dhe e madhe ne mbare boten, dhe tani pikon gjak poshte gjurit tone: Kush do te na e pastroj gjakun? Cfare uji do perdorim per t'u lare? Cfare feste per t'u falur dhe cfare loje duhet te prodhojme? Nuk eshte kjo, ndoshta, madhesia e nje vdekje kaq e madhe per ne? Nuk duhet te behemi, ndoshta, divin thjesht per te qene te denje?
Nje ligjerim i tille te gjunjezon para te vetmit altar, ai i vetevetes. I asaj qenjeje qe duke qene e meshtjelle e gjitha nga nje mase e madhe mishi, eshtrash e gjithcfare perben teresine e identitetit tone anatomik, ndjehet i burgosur, por dhe i yshtur nga nje pasion i fuqishem lirie qe e versul perpara. I ndjelle nga zemerata e vargonjeve dhe e mureve, ai ngrihet dhe leshohet si nje shterngate, duke marre perpara gjithcka qe derimtash e ka formezuar si nje qellim pernga hici. Ai beson se hici eshte bosh dhe duke qene i tille ai eshte i frikshem. Tek perifrazimi se "Ne nje pike tjeter une jam ende babai im dhe, ne nje fare menyre, zgjatim i jetes se tij pas nje vdekjeje te parakohshme". Ne domosdo na duhet te therrasim copezat e haperdara neper endrra te vetes sone dhe t'i ngjitim per t'i dhene jete asaj qe na ngucat te besojme si nje te vertete e pamedyshte. Pra, te pranojme njeheraz se jemi, cfare ishim ADN, pas gjenetik.
Ne kete kujtese, kumtojme dhe kungojme ate qe metoi ai si nje vlere, si nje yshtje e qellimshme pernga nje force e pamate vullneti qe tejkalon gjithcka dhe mberrin gjithsekund. Mbinjeriu qe nderzeu ai 110 vite me pare, eshte njeriu modern, eshte kjo teresi metafizike qe ngrihet mbi vetveten, merr hov dhe versulet mbi cdo gje si mbi zjarrin e ferrit, i bindur se nuk ka flake qe do ta djeg, e t'i vere fre vershimit te tij uturites. Kjo kreature, ky model, ecen perkunder rrjedhes. Gjithnje provon. Per te nuk ka humbje. Dhimbja e rrit, i shton forcat, e motivon per te vazhduar rrugen. Nuk ka meshire, padyshim, sepse nuk mund te pranoje as veten, as nje bote qe hiqet zvarre. Per te, kishte nje Olimp te qellimeve tona prej Zeusi.