Emigrantet si zedhenes te Shqiperise Nga Prof. Dr. Bamir Topi , President i Republikes
Shqiperia ndodhet sot ne nje periudhe te rendesishme te historise se saj, ndoshta te paimagjinuar disa vite me pare. Te vendosur per te ndryshuar teresisht sistemin politik, ekonomik dhe shoqeror te Shqiperise, te gjithe kuptuam se suksesi i kesaj nisme titanike qendronte sidomos ne projektimin e qarte dhe te vendosur te perspektives euroatlantike dhe evropiane te vendit tone si dhe te ruajtjes dhe garantimit te interesave kombetare te bazuara ne parimin e se drejtes, lirise dhe barazise se kombeve dhe shteteve per te vetevendosur mbi fatet e tyre. Sot me bindje kemi plotesisht te drejte te pohojme se rruga jone, ndonese e paperfunduar ende, ka qene zgjidhja e duhur dhe e vetmja per te ndertuar nje histori ndryshe dhe ne te mire te qytetareve tane. Anetaresimi i Shqiperise ne NATO perben pa medyshje ngjarjen me te madhe historike dhe diplomatike te popullit dhe kombit tone. Ky moment provoi se Shqiperia dhe shqiptaret, jane dhe mbeten te vendosur ne angazhimin dypalesh, rajonal dhe global ne respekt te parimeve te rendesishme te euroatlantizmit. Diplomacia shqiptare ka meriten e madhe per kontributin e saj ne kete proces jetesor te vendit tone ashtu sic ka sot pergjegjesine perpara nesh, institucioneve, perpara te gjithe qytetareve shqiptare dhe ndaj te gjitha vendeve anetare te Aleances, te persose dhe te pershtate teresisht parimet e veprimit, te koordinimit, te shkembimit te informacionit, te sjelljes dhe te qendrimeve, me parimet e kerkuara ndaj nje vendi anetar e te denje te aleances me te madhe te paqes dhe te sigurise ne bote, sikurse eshte NATO. Anetaresimi ne NATO ishte realizimi i njerit prej objektivave tona strategjike dhe kombetare. Ne duhet te jemi krenare per kete fakt, por edhe te ndergjegjshem se anetaresimi ne Bashkimin Evropian kerkon nga ju me shume perkushtim, pergjegjesi dhe profesionalizem, me shume mund dhe vendosmeri. Hapat e hedhura dhe niveli i marredhenieve aktuale me Bashkimin Evropian jane shume te rendesishme per jetegjatesine dhe suksesin e ketij procesi, jetik per Shqiperine dhe te ardhmen e saj. Interesi kombetar duhet te jete lajtmotivi i cdo guri qe vendoset ne uren e qendrueshme qe ne deshirojme te ngreme per te bashkuar kufijte tane politike, ekonomike, shoqerore, intelektuale dhe kulturore me demokracite e vendeve te Bashkimit Evropian. Procesi i rendesishem i liberalizimit te vizave eshte plotesisht i merituar per qytetaret e vendit tone. Ata cliruan mendjet dhe zemrat, shoqerine dhe shtetin e tyre nga izolimi i nje pushteti anti-evropian njezet vjet perpara dhe sot kane plotesisht te drejte te shijojne lirine e tyre te levizjes brenda Evropes demokratike. Anetaresimi ne Bashkimin Evropian eshte nje proces ku nderthuren jo vetem interesa, por edhe angazhime dypaleshe, rajonale dhe globale te cilat ndodhen ne nje dinamike dhe levizje te vazhdueshme. Askush nga diplomatet tane apo nga misionet tona diplomatike, sado larg Tiranes apo Brukselit, nuk mund ta ndieje veten jashte ketij angazhimi kombetar te vendit tone. Kudo ka nje pervoje qe na vlen, kudo ka nje informacion qe na sherben, kudo ka nje keshille qe na lehteson rrugen, kudo ka nje mik qe na ndihmon. Vetem keshtu do te mund te rifitojme edhe ate kohe te humbur, qofte edhe per arsye objektive. Vetem keshtu statusi i vendit kandidat do te arrihet ne kohen e duhur dhe anetaresimi do te behet nje realitet i prekshem per te gjithe.
***
Ne te gjitha takimet qe kam pasur me zyrtare te larte apo miq e te ftuar, te cilet kane vizituar per here te pare Shqiperine ose jane kthyer mbas nje periudhe kohe ta vizitojne, me kane pohuar se jane pozitivisht te befasuar nga Shqiperia e shqiptaret dhe se me kthimin ne vendet nga vinin, do t’u sugjeronin edhe te tjereve te vizitonin sa me shpejt Shqiperine. Diplomacia shqiptare, ambasadoret tane dhe i gjithe sherbimi me jashte duhet te gjejne menyra dhe rruge per te nxitur, inkurajuar dhe shtuar numrin e vizitoreve ne Shqiperi. Jo vetem perfaqesues zyrtare, por sidomos perfaqesues te medias, te biznesit, te artit, te kultures deri edhe qytetare te thjeshte mund te kthehen ne zedhenes dhe percjelles te vlerave tona te verteta ne shtetet ku ata jetojne. Por diplomatet tane nuk duhet te harrojne se perfaqesuesit dhe zedhenesit me te mire te vlerave tona, tradites dhe kultures, mbeten te gjithe ata shqiptare, te cilet per arsye sidomos ekonomike dhe per nje jete me te mire per familjet dhe femijet e tyre ndodhen sot larg atdheut, por edhe te gjithe ata studente shqiptare te cilet kane zgjedhur te marrin dije ne universitete te huaja. Shqiperia perben nje rast unik me perqindje shume te larte te popullsise aktive te larguar sidomos dy dekadat e fundit duke u klasifikuar ne grupin e vendeve me rrjedhen me te larte emigruese ne bote. Ky moment natyrisht qe ka te dy anet e medaljes. Nga njera ane ne ndiejme keqardhje qe ka pasur nje largim te detyruar ne kushtet ne te cilat ka qene Shqiperia, por nga ana tjeter padyshim, kjo kthehet ne nje aset te jashtezakonshem per Shqiperine, sepse emigracioni shqiptar, pervec nje numri njerez qe kane shkuar te punojne, sidomos ne pune te rendomta, sot na japin nje imazh te ri te njerezve ne vendet ku jane integruar, te njerezve qe jane kualifikuar, sidomos te studenteve qe kane mbaruar me rezultate te shkelqyera ne universitetet me prestigjioze te botes. Ky kthehet ne nje aset te promovimit te vlerave te Shqiperise per te treguar se aty ku jane kushtet, ku jane mundesite, faktori shqiptar, intelektualet shqiptare gjejne mundesine te jene kompetitive dhe pse jo, te jene ne eliten intelektuale te ketyre qendrave formuese universitare. Eshte e domosdoshme qe te gjitha perfaqesite tona diplomatike dhe konsullore te kene statistika te sakta mbi emigracionin shqiptar, te vjeter apo te ri, duke ndjekur dhe studiuar dinamiken e rritjes, zhvillimit apo zhvendosjes se tyre, e cila duhet te merret ne konsiderate si ne shtrirjen gjeografike te pranise e sherbimeve tona, sidomos konsullore, ashtu edhe ne hapjen e qendrave kulturore me qellim ruajtjen e gjuhes, tradites dhe forcimin e ndjenjes se atdhedashurise. Numri i konsiderueshem i shqiptareve ne dy vendet fqinje, Itali dhe Greqi, imponon nje politike te tille diplomatike, konsullore, ekonomike dhe kulturore te sherbimit me jashte te Shqiperise. Ju me te drejte mund te thoni qe keto linja qe ju po i shprehni, cdo njeri, cdo ambasador i ka ne vemendje, nuk po thuhet asgje e re. Megjithate mendoj se ju kerkoni me shume mbeshtetje, financiare, ekonomike per te pasur mundesi per rritjen e infrastruktures qe te jeni te besueshem, qe te mos beni nje here ne vit ritualin e disa keshillave qe vijne nga institucionet qe gjithsesi jane shume te rendesishme, por sinkronizimin e te gjithe menyrave me te fundit qe vijne nga institucionet, pavaresisht se ju merrni informacion te perditshem nga autoritete perkatese. Qeveria duhet te beje gjithcka te mundur qe aty ku ka fluks emigrantesh, aty ku ka nevoje me shume per sherbime konsullore, aty ku ka nevoje me shume per sherbime konsullore, aty ku ka nevoje me shume per mbrojtjen e interesave te tyre, patjeter kerkohet edhe nje mbeshtetje me e forte financiare ne menyre qe keto qe themi, patjeter te gjejne edhe gjuhen e realizmit ne kohen qe vjen pas. Mbetet mbi te gjitha nje detyrim kushtetues per sherbimin e jashtem te mbroje interesat e tyre dhe te perkushtohet ne zgjidhjen e problemeve qe ata duhet te ndeshin ne cdo cast me burokracine apo autoritetet e vendeve ku ata jetojne. Emigrantet tane dhe familjet e tyre duhet te gjejne ne perfaqesite tona diplomatike dhe konsullore nje ndjeshmeri te larte dhe sherbim cilesor, informacion lehtesisht te perdorshem, komunikim te shpejte dhe infrastrukture e mundesi per t’ju pergjigjur nevojave te tyre ne kohen e duhur. Sherbimi me jashte i Shqiperise ka perpara pergjegjesi dhe sfida, te cilat kerkojne maturi e pergjegjshmeri, pervoje e vitalitet, por sidomos profesionalizem. Duke hapur nje paranteze, mund te shikoj qe kjo vjen ne menyre shume evolutive, sepse gjerat nuk behen pernjehere. Sherbimi yne diplomatik vijon te konsolidohet ne menyre cilesore. Eshte i pazevendesueshem misioni i tyre. Eshte shume e vleresueshme performanca e mjaft ambasadoreve dhe ne ndehemi krenare. E ndiejme kur bejme vizitat dhe ata jane lehtesisht te pergatitur, jane plotesisht te mirepritur, te respektuar dhe padyshim qe ky eshte nje respekt per Shqiperine, por edhe per institucionet qe plotesojne detyrimet e tyre ne vizitat qe delegacionet e tyre bejne jashte Shqiperise. Pra, dinjiteti, personaliteti, korrektesia ndaj te gjithe institucioneve jashte vleresohen nepermjet jush. Deshiroj dhe nje here pa e tepruar me komplimentet, t’ua jap ato se me te vertete, i meritoni me shumice. Diplomacia shqiptare duhet te dije te shfrytezoje te gjitha mundesite qe fatmiresisht ofron sot bota globale dhe teknologjia informative. Pervoja dhe profesionalizmi shume dimensionohen kur ne sherbim te tyre vendoset shkembimi i shpejte i informacionit, pavaresisht ne se je perfaqesues i nje vendi te vogel apo te madh. Pershtatja me sukses te plote e diplomacise sone me dinamiken dhe ritmet e informatizimit te botes moderne do ta ndihmonte ate te permbushte misionin e saj institucional dhe t’i sherbente me mire interesave te qytetareve dhe shtetasve tane, kudo ku ata ndodhen.
Dhe se fundmi dy fjale per nevojen qe keni ju per te qene te mbeshtetur nga politika. Nuk e kam fjalen per nje lidhje te shkurter qe ambasadoret duhet te kene me politiken. Nuk mendoj se eshte kjo. Ambasadoret jane perfaqesues te shtetit. E thashe kete ne sensin qe politika ne pergjithesi ka nevoje qe te performohet dhe t’ju ndihmoje, sepse te jesh ambasador, natyrisht qe duhet te jesh interpret i te gjitha ngjarjeve, qofshin keto ngjarje pozitive, qofshin keto dhe ngjarje te pakendshme kur debati i politikes ne mjaft raste nuk jua ben te lehte percjelljen e mesazhe qe ju duhet te keni me interlokutoret tuaj ne institucione. Keshtu qe une e mora fjalen pikerisht jo per t’jua bere ju kete thirrje, por per t’ia bere politikes, e cila ka nevoje t’ju jape nje mbeshtetje ne menyre te sinkronizuar sherbimit diplomatik, ta fuqizoje ate, sepse eshte sherbimi diplomatik i nje vendi, sepse demokracite e kane ne ritualin e tyre edhe rotacionin, pavaresisht rotacioneve qe ndodhin ne historine e demokracive pluraliste, sherbimi diplomatik, ambasadoret duhet te mbeshteten pa asnje lloj paragjykimi, pa asnje lloj kufizimi. Duhet qe gjuha e politikes te huazoje ne mjaft raste nga gjuha e diplomacise ne menyre qe gjuha diplomatike te sintonizohet me gjuhen me elitare e me etike dhe kjo do t’jua beje me te lehte komunikimin me vendet ku ne aspirojme te integrohemi.
*Nga fjala e mbajtur dje ne Konferencen vjetore te Ambasadoreve te Republikes se Shqiperise
Durres/ Pranga Franz Tenes, i mori varesen dhe goditi me grushte