E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fried: EULEX-i forcon pavarësinë e sovranitetin e Kosovës

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried ka deklaruar se vendosja e EULEX-it në Kosovë i shërben forcimit të pavarësisë, sovranitetit dhe sigurisë në vend. "Misioni EULEX do ta forcojë pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e saj, sepse EULEX-i do të dislokohet në të gjithë vendin, në një vend të pandarë", ka thënë Fried në një intervistë për "Zërin e Amerikës".Pa praninë e EULEX-it, sipas Friedit, Kosova do të kishte probleme, prandaj - tha ai - "dhe ne po vendosim një mision të tillë në vend për të forcuar pavarësinë e sovranitetin e këtij shteti të ri".Kosova, sipas tij, shënoi një fitore të madhe, duke kundërshtuar planin 6 pikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, dhe Kombet e Bashkuara, Evropa, dhe Shtetet e Bashkuara e pranuan dhe e respektuan këtë qëndrim të saj. Në fakt, ka shtuar Fried - "asgjë nuk do t'i detyrohet Kosovës, as plani gjashtë pikësh dhe as ndonjë gjë tjetër"

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›