SHBA akuza Sirisë për armët bërthamore

SHBA akuzon Sirinë se po ndjek të njëjtat taktika të "përdorura nga Irani", për të ndaluar inspektimet nga vëzhguesit bërthamor i OKB-së në lidhje me aktivitetin e saj bërthamor. Në një raport të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, thuhej se në një godinë në Siri që u mbombardua rëndë nga Izraeli gjatë vitit të kaluar, ishin zbuluar shenja të njëjta me ato të një reaktori bërthamor."Gjurmë uranium dhe lëndë bërthamore, u zbuluan nga inspektorët në rrënojat e godinës gjatë muajit qershor", deklaronte IAEA-ja.Drejtori i IAEA-së i bëri thirrje Sirisë t'i lejojë inspektorët të hetojnë në bazat dhe dislokimet ushtarake, që ata të mund të nxirrnin konkluzionet për raportet e shërbimeve sekrete amerikane, ku flitej për një reaktor të ndërtuar pjesërisht, me ndihmën e Koresë së Veriut qëllimi i të cilit ishte prodhimi i plutoniumit për bomba atomike.
Por zyrtarët e OKB-së deklaruan se kërkimet dhe hetimet për prova ishin penguar nga vonesat e gjata për shkak të bashkëpunimit mes shërbimeve sekrete dhe IAEA-së, që nisën disa muaj pasi Siria zhduku të gjitha provat dhe pastroi rrënojat e godinës së bombarduar, si dhe nga mungesa e një mandati ligjor për të kontrolluar dhe inspektuar kudo ata dëshironin.