Tiranë, stuhia lë pa drita gjysmën e Tiranës

Stuhia e mbrëmshme në Tiranë ka shkaktuar shumë difekte në rrjetin e energjisë duke sjellë edhe mungesë të dritave në disa lagje të kryeqytetit. Operatori i Sistemit të shpërndarjes njofton se zonat e prekura nga mungesa e energjisë janë Senatoriumi, një pjesë e Saukut, Dajti, Shkoza, zona sipër Oxhakut tek rruga Qemal Stafa, Lapraka, Muhamet Gjollesha mes 21 dhjetorit dhe Zogut të Zi dhe tek Unaza e Re. Grupet e gadishmërisë së OSSH po punojnë në të gjitha zonat me difekte dhe po mbikqyren nga drejtori i përgjithshëm i OSSH, Sahit Dollapi.