“Frika”; Mjekët nuk operojnë të infektuarin me HIV
“1 Dhjetori” po afron dhe në rrugë do të shohim me dhjetëra aktivitete se si të mbrohemi nga SIDA dhe si të mos i paragjykojmë të infektuarit. Çdo vit, kjo datë, Dita Ndërkombëtare e SIDA-s, është çasti kur të gjithë i kthejnë sytë nga ky komunitet dhe me furi dënojnë diskriminimin. 364 ditët e tjera duket se, prej spitaleve e deri në dhomën e gjumit të shtëpisë, të infektuarit me HIV ndjejnë mbi shpatulla stigmatizimin shoqëror. Nganjëherë, kjo nis edhe nga bluzat e bardha...
Ndonëse shumica e mjekëve dhe infermiereve i trajtojnë të infektuarti me HIV, pa paragjykim, nuk kanë munguar rastet kur të sëmurët me SIDA kanë qenë pre e mostrajtimit mjekësor. Madje, ka pasur edhe raste kur kirurgët nuk kanë pranuar të operojnë të infektuarit me HIV, sipas burimeve në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.
Shpesh herë emri i tyre bëhet publik pa dëshirë e duke thyer ligjet në fuqi. “Thashethemexhinjtë” pavarësisht se ku ndodhen duket se janë stigmatizuesit kryesorë të të infektuarve me SIDA në Shqipëri. Edhe pse në fuqi është një ligj që dënon deri në burgim thyerësit e konfidencialitetit, ende, si në media, ashtu edhe në korridoret e spitaleve, certifikata personale e të sëmurëve me AIDS është kthyer në bisedën kryesore të punonjësve.
Kryetarja e Shoqatës së të Infektuarve me SIDA tregon për “standard” se paragjykim për mbajtësit e virusit HIV nuk ka vetëm në shoqërinë e gjerë shqiptare, por edhe në grupin e ngushtë të bluzave të bardha. Ndërkohë, punonjësja sociale e Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, znj. Besjana Xhani, tregon se ka pasur rast kur kirurgu nuk ka pranuar të operojë një të infektuar me HIV, duke e “legjitimuar” veprimin e tij me “frikën”.
Diskriminim
Ndonëse shumica e mjekëve janë tërësisht joparagjykues, sipas kryetares së Shoqatës të të Infektuarve me SIDA dhe punonjësen sociale në spitalin infektiv të QSUT-së, ekzistojnë raste kur edhe mjekë e infermierë diskriminojnë të sëmurët me HIV.
Punonjësja sociale e këtij institucioni, znj. Besjana Xhani, shprehet për “standard” se gjatë periudhës që ajo ka punuar në këtë spital, ka pasur një rast, ku kirurgu nuk ka pranuar të operojë pacientin.
“Ka qenë një pacient, i cili nuk është pranuar që të operohet. Është çuar disa herë tek Kirurgjia dhe nuk është operuar, nuk e kanë marrë përsipër që të operohet. Ai ka qenë në fazë terminale, por nuk është operuar. Është thirrur disa herë nga mjekët tanë konsulta e Kirurgjisë, por ata nuk kanë pranuar”, – thotë ajo, duke shtuar se nuk mban mend asnjë operim të ndodhur mbi personat me SIDA.
Gjithsesi, shumica e mjekëve, sipas saj, nuk janë paragjykues. “Përderisa personi me HIV\AIDS vjen këtu dhe i bëhen të gjitha shërbimet, pavarësisht se mund të hasesh me nivele të ndryshme intelektuale te persona të ndryshëm në mënyrën se si trajtohet pacienti në mënyrën se si komunikojnë, ka nga ata që sillen shumë mirë me pacientin, nuk e paragjykojnë, nuk e diskriminojnë”, – shprehet znj. Xhani. “Për cilësinë e shërbimit dhe mënyrën se si i jepet, atëherë nuk jam unë ajo që mund të gjykojë. Pacientët mund të kenë pakënaqësi, kur shkon infermierja shkon me dorashkë dhe me maskë dhe kjo është e drejta e infermieres. Ky është një mjet mbrojtës, në rast se i infektuari ka një sëmundje shoqëruese. Kjo e bën pacientin të mos ndihet mirë, por kjo është e shkruar në rregullore, që infermieret kanë të drejtë ta mbrojnë veten në këtë mënyrë”.
“Unë nuk e di se çfarë mund të bëjë nëse larg qoftë do më duhet të operohem. Këtu lind dilema më e madhe. Nëse ia thua mjekut, atëherë rrezikon të mos marrësh shërbimin e duhur. Ka mjekë që stepen, megjithëse shumica janë të prirur të ndihmojnë”, – thotë kryetarja e shoqatës, e cila nuk dëshiron të identifikohet. “Stigmatizimi vazhdon në shoqërinë shqiptare”, – thotë ajo.
E takojmë në një lokal të frekuentuar të Tiranës, e biseda jonë ndërpritet jo rrallëherë, për të marrë telefonata të ndryshme. Në disa prej tyre, tema e bisedës është pikërisht stigmatizimi, i cili nuk duket se është venitur as nga bluzat e bardha.
“Janë disa fenomene negative të shëndetësisë në Shqipëri, të cilave nuk u ka shpëtuar asnjë kategori të sëmurësh, por ekzistojnë edhe disa tipare, që siç thashë më lartë, janë paragjykim ndaj të të sëmurëve me SIDA”, – thotë ajo. “Ka pasur raste kur pacientë kanë shkuar në spital dhe i kanë thënë që nuk mund të të shtrojmë se nuk është mjeku që të ka ndjekur. Kjo nuk është normale, sepse kur dikush ka nevojë për shërbimin shëndetësor, ajo nuk duhet t’i privohet”.
Konfidencialiteti
Problemi kryesor që nuk gjen zgjidhje as në brendësi të dhomave të spitalit është konfidencialiteti. Ligji shqiptar përcakton se askush nuk mund të bëjë publik emrin e një të infektuari me SIDA pa dëshirën e tij, madje parashikon edhe dënim me burgim nëse diçka e tillë bëhet realitet. Por duket, se jo vetëm shitësja e dyqanit të lagjes dhe berberi, që shpesh herë janë sinonimi i fjalëpërhapësve në kulturën tonë, e thyejnë këtë ligj. Edhe brenda spitalit nuk mund të kesh besim, e për më tepër, kjo shkakton përkeqësimin e situatës psikologjike dhe besimit që kanë pacientët ndaj mjekëve.
Ky problem duket se është edhe fillesa e ankesave të të infektuarve me HIV. “Kemi një ligj që thotë se nuk mund të bësh të ditur emrin e të të infektuarve me HIV. Problemi është se ky ligj nuk po zbatohet ende. Shpresoj që të mos mbetet në letër si ligji i parë, por të ketë ndikim në terren. Konfidencialiteti nuk ruhet në spitale. Prej infermiereve e sanitarëve, e deri te pacientët e tjerë të shtruar në spitale që nuk kanë HIV, të gjithë e marrin vesh se kush është në dhomën në krah dhe kjo bën që stigmatizimi ekzistues të përhapet edhe më tej”, – na thotë kryetarja e Shoqatës së të Infektuarve me HIV.
“Nuk mund të them se ruhet konfidencialiteti, diskutohet shumë”, – shpjegon znj. Xhani. “Pacientët gjithmonë druhen nga fakti që nuk e di vetëm mjeku që ata janë të infektuar me AIDS, por e dinë edhe infermieret, sanitaret e të tjerë që janë në spital, kjo e bën pacientin që të ndihet keq. Aq më tepër, ata i druhen shumë faktin se të tjerë persona, persona jashtë spitalit, mund ta mësojnë për infektimin, sepse fjalët qarkullojnë. Problemi është se këtu kartelën mund ta shohin kudo”.
Trajnimi i bluzave të bardha?
Ende trajnimi i bluzave të bardha nuk është në nivelin e duhur sipas tyre. Sidomos për sa i përket stafit të mesëm mjekësor, janë ende të paqartë mbi mënyrën e komunikimit me pacientët me HIV. E sa më shumë largohemi nga Spitali Infektiv, aq më pak informacioni është i dukshëm.
“Probleme ka edhe në stafin mjekësor, po flas kryesisht për stafin e mesëm (infermierët), të cilët janë ende jo fort të informuar dhe ka mungesë të theksuar trajnimesh. Por problemet ne i shohim edhe te mjekët”, – thotë kryetarja e Shoqatës së të Infektuarve me HIV.
“Kanë një informacion relativ, jo të gjitha janë të trajnuara, nuk janë të mirëtrajnuara për mënyrën se si duhet të sillen, mënyrën se si duhet ta trajtojnë, mënyrën se si duhet të komunikojnë me një pacientë, të sëmurë me SIDA në mënyrë që ai të mos ndihet keq”, – shprehet znj. Xhani. “Shpesh herë ndodh që qoftë infermierja, qoftë sanitarja të sillen në një mënyrë që pacientin e bën të ndihet keq, për shkak të mosinformimit dhe mostrajnimit që kanë. Pra, e bëjnë në mënyrë të pandërgjegjshme. Nuk e kupton se një mënyrë joverbale e të vepruarit, mund ta bëjnë pacientin të ndihet keq, duke u nisur që nga veshja, maska, e dorashkat, kur ato nuk janë të domosdoshme”.
Por, ndërkohë që në Spitalin Infektiv mjekët, infermierët dhe sanitarët nuk iu bën tashmë “përshtypje” fakti që dikush është i infektuar me HIV, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për mjekët jashtë Infektivit.
“Ka pasur raste kur mjekët jashtë Infektivit kanë marrë vesh se pacienti është me SIDA dhe nuk e marrin përgjegjësinë që të merren me këtë pacientë. Pacientët me SIDA janë si gjithë të tjerët, pavarësisht se mjeku mund të pretendojë “frikën” si arsye, ai do ta bëjë medoemos, sepse nuk ka të drejtë t’i privojë të drejtën një të sëmuri me SIDA që të mos operohet. Sepse ekzistojnë mjetet e nevojshme mbrojtëse që të mos përbëjë asnjë rrezik”, – thotë znj. Xhani.
Ndërkohë, më e papërballueshme bëhet situata në rrethe. Për këtë arsye shumica e pacientëve zgjedhin Tiranën për t’u mjekuar, jo vetëm për shkak të shërbimit, por edhe për të shuar zërat që qarkullojnë me shpejtësi mbi sëmundjen e tyre. “Pjesa më e madhe e pacientëve zgjedhin të trajtohen në Tiranë, sepse shërbimi është më i mirë, sjellja e mjekëve dhe infermierëve, sigurisht që është më i pranueshëm për ata. Në rrethet nga ku vijnë, ndihen shumë herë më të diskriminuar. Duhet marrë parasysh që qytetet nga vijnë janë të vogla, niveli i painformimit është shumë i lartë, saqë kur thua SIDA, do të thotë që t’i duhet të kesh bërë patjetër një sjellje le të themi devijante nga normat morale të shoqërisë. Kështu, që stigmatizohet shumë herë më shumë se sëmundjet e tjera të transmetuara në mënyrë seksuale”.
“1 Dhjetori” po afron dhe në rrugë do të shohim me dhjetëra aktivitete se si të mbrohemi nga SIDA-i dhe si të mos i paragjykojmë të infektuarit. Çdo vit, kjo datë, Dita Ndërkombëtare e SIDA-s është çasti kur të gjithë i kthejnë sytë nga ky komunitet dhe me furi dënojnë diskriminimin. 364 ditët e tjera, duket se prej spitaleve e deri në dhomën e gjumit të shtëpisë, të infektuarit me HIV ndjenë mbi shpatulla stigmatizimin shoqëror. Nganjëherë, kjo nis edhe nga bluzat e bardha...