Protesta në Jemen, 2 të vrarë në përleshjet në kryeqytetin Sana

Të paktën 2 veta u vranë në luftimet e ashpëra, që janë zhvilluar gjatë natës në Jemen mes forcave besnike të Presidentit Ali Abdullah Saleh dhe fiseve të armatosura që mbajnë anën e opozitës.
Sipas mediave ndërkombëtare dëshmitarët thanë se luftimet shpërthyen në disa zona të kryeqytetit Sana.Luftimet janë përshkallëzuar gjatë dy javëve të fundit.
Ndërkohë dje forcat fisnore anti-qeveritare qëlluan me armë dhe rrëzuan një avion luftarak qeveritar pranë kryeqytetit.
Ministri i Jashtëm jemenas akuzoi për trazirat refuzimin e opozitës për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2006-ës.