Frika e Rusise nga liberalizimi i vizave
TIRANE - Procesi i liberalizimit te vizave mes shteteve qofte edhe gradual qofte edhe selektiv mbi kritere profesionale moshe apo
zonash kufitare eshte nje zhvillim pozitiv ne marredheniet mes popujve dhe shteteve. Pikerisht pse konsiderohet parimisht keshtu ne qarqet diplomatike nderkombetare beri nje pershtypje te madhe reagimi negativ i ministrit te Jashtem rus dhe i ministrise se Jashtme te Rusise ndaj vendimit te Gjeorgjise per te hequr vizat per banoret e shtate republikave te Kaukazit te Veriut. Me 13 tetor hyri ne fuqi dekreti i presidentit te Gjeorgjise Mikail Saakashvili i nenshkruar prej tij me 11 tetor i cili ligjeron heqjen e vizave per banoret rezidente te Cecenise Ingushetise Osetise se Veriut Dagestanit Kabardino-Balkarias Karacaj-Cerkezise dhe Adigejas. Keto jane republika qe i perkasin Federates Ruse ne kufi me Gjeorgjine banoret e te cilave nuk do te jene me te detyruar te marrin rrugen e gjate deri ne Moske per te marre vize gjeorgjiane ne ambasaden e Zvicres e cila mbulon interesat e Gjeorgjise ngaqe Gjeorgjia dhe Rusia nuk kane marredhenie diplomatike. Ministri i Jashtem rus Sergej Lavrov me 14 tetor e cilesoi heqjen e vizave si nje provokacion te Gjeorgjise ndaj Rusise nje perpjekje per ta ndare popullin e Rusise ne kategori dhe qe bie ndesh me normat e komunikimit te civilizuar mes shteteve dhe se Gjeorgjia po perpiqet te destabilizoje Kaukazin. Ne te vertete hapi i Gjeorgjise per te liberalizuar vizat dhe per ti dhene banoreve te republikave kufitare te Kaukazit te Veriut te drejten te qendrojne 90 dite ne territorin e saj eshte nje akt i drejte dhe human ne perputhje me normat e marredhenieve nderkombetare. Gjeorgjia eshte nje shtet demokratik dhe sovran qe ndjek politiken e fqinjesise se mire dhe i cili i ka hequr vizat me tre nga kater shtete kufitare te tij. Gjeorgjia e ka hequr regjimin e vizave me Turqine me Azerbajxhanin dhe me Armenine por ka vetem me Rusine. Marredheniet me Rusine jane nderprere ne vitin 2008 pas agresionit ushtarak te Rusise ne territorin e saj si rezultat i te cilit Rusia mban te pushtuar edhe sot e kesaj dite 20 per qind te territorit gjeorgjian. Ne territoret e pushtuara Moska ka krijuar dy mikroshtete kukulla Osetine e Jugut dhe Abhazine te cilat nuk i njeh madje asnje shtet qe ka dale nga ish-Bashkimi Sovjetik. Duke hequr vizat per banoret e republikave ruse te Kaukazit te Veriut Gjeorgjia ndihmon zhvillimin paqesor te marredhenieve me fqinjet e saj dhe realizon te drejten dhe lirine e qarkullimit te njerezve mallrave dhe ideve qe eshte nder parimet baze te Kartes se Helsinkit per Bashkepunimin dhe Sigurimin Europian te cilen e ka nenshkruar edhe Rusia. Ministri i Jashtem i Gjeorgjise Grigol Vashadze duke iu pergjigjur akuzave te ministrit te Jashtem rus deklaroi se Gjeorgjia eshte nje shtet sovran dhe i takon asaj te vendose cfare lloj regjimi vizash do te kete me cdo shtet.
Habia per reagimin emocional rus shtohet edhe me teper kur mbahet parasysh se Rusia eshte nje shtet i madh dhe i fuqishem i cili nuk ka asnje arsye te trembet nga liberalizimi i vizave qe ndermerr nje shtet i vogel kufitar me te. Aq me teper kur ne historine e marredhenieve ruso-gjeorgjiane ka nje precedent te krijuar nga vete Moska e cila ne vitin 2000 i vendosi ne menyre te njeanshme vizat me Gjeorgjine pa e pyetur dhe pa zhvilluar bisedime me te hapa te cilat ministri i Jashtem rus i pretendon sot nga Tbilisi. Per te kuptuar me mire arsyet e verteta te frikes se Rusise nga liberalizimi i vizave qe ndermerr Gjeorgjia duhet pare kuadri kaukazian i historise i zhvillimeve dhe i interesave te paleve.
Frika kryesore e Rusise vjen nga fakti se Republikat e Kaukazit te Veriut pjese e Federates Ruse duke qarkulluar lirisht dhe duke qendruar punuar apo studiuar ne Gjeorgji do te shohin me syte e tyre se cfare do te thote kur nje popull jo rus nderton shtetin e vet te lire e te pavarur. Duhet mbajtur ne konsiderate se shumica derrmuese e banoreve te republikave te Kaukazit te Veriut te cilat i perkasin sot Federates Ruse nuk jane ruse dhe nuk jane as sllave as si race e as si gjuhe. Banoret e Republikave te Kaukazit te Veriut nuk kane as statusin dhe as standardin e jetes dhe te zhvillimit qe kane ruset. Ata popuj dhe territore qofte ne kohen e Rusise cariste qofte ne kohen e Rusise komuniste dhe postkomuniste jane trajtuar historikisht nga Moska si koloni dhe mbi kete baze udheheqesi i shtetit te pare sovjetik Vladimir Ilic Lenini e quante Rusine burg popujsh. Mjafton te marrim shembullin e trajtimit qe Rusia postkomuniste i ka bere Cecenise dhe popullit cecen masakrat shkaterrimet dhe vuajtjet qe Rusia i ka shkaktuar popullit te Cecenise per te vertetuar se si Moska i trajton banoret e Kaukazit te Veriut. Ne shkurt te vitit 2010 ne Tbilisi u zhvillua nje konference kushtuar krimeve te bera nga Rusia cariste kunder popujve te Kaukazit dhe sidomos kunder cerkezeve. Kjo konference hartoi dhe i paraqiti parlamentit te Gjeorgjise nje rezolute e cila i percakton si genocid vrasjet masive te cerkezeve ne shekullin e 19-te nga trupat e Rusise. Parlamenti i Gjeorgjise ka premtuar se do ta diskutoje rezoluten cerkeze. Te njejten gje perfaqesuesit e popullit cerkez kane qysh ne vitin 2005 qe ia kane kerkuar Dumes Ruse por ajo e ka refuzuar kete kerkese. Udheheqesit e sotem te Rusise demokratike nuk kane as guximin dhe as nivelin civil te themeluesit komunist te Bashkimit Sovjetik Leninit i cili i pate denuar krimet e Rusise kunder popujve jo ruse. Moska harron se kujtesa historike e popujve te Kaukazit e ruan thelle ne arkivin e saj pervojen e hidhur te politikes dhe te sundimit te Rusise. Rusine e frikeson modeli gjeorgjian i demokracise si nje atraksion per popujt e tjere te Kaukazit te cilet Moska i mban larg sistemit te demokracise dhe u ka vene si guvernatore autokrate te cilet u binden urdhrave te Kremlinit dhe jo interesave te popullit. E frikeson perspektiva e marredhenieve me te ngushta mes popujve te Kaukazit te cilet nuk jane ruse nuk jane sllave dhe te cilet deshirojne te shfrytezojne dhe te gezojne vete te mirat e medha pasurite nentokesore dhe poziten gjeografike qe u ka falur natyra.
Ne fjalimin qe mbajti me 23 shtator te ketij viti ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se Presidenti i Gjeorgjise Mikail Saakashvili hodhi idene e nje Kaukazi demokratik te lire e te bashkuar nje ide e re qe permban perspektiven e nje bashkepunimi dhe nderveprimi sa me te ngushte mes popujve te ketij rajoni te cilet kane histori dhe lidhje te perbashketa shume te vjetra dhe te shumellojshme. Kaukazi i bashkuar demokratik dhe i stabilizuar konceptohet si nje bashkepunim dhe integrim mbi bazen e normave dhe standarteve demokratike perendimore gje qe paraqet nje evoluim te rendesishem pozitiv per rajonin por edhe ne nje plan global.
E verteta eshte se marredheniet aktuale te Rusise me republikat e Kaukazit te Veriut te cilat jane pjese e Federates Ruse jane teper te veshtira dhe faktet e perditshme japin deshmi te pafund te pakenaqesise se madhe dhe te pergjithshme popullore te popujve te ketyre republikave ndaj sundimit rus. Rusise nuk i intereson as prosperimi dhe as standardi demokratik dhe i jeteses se banoreve te Kaukazit te Veriut por i intereson vetem pozita e rendesishme gjeostrategjike dhe pellgjet nafte e gazmbajtese qe jane te permasave boterore ne kete zone. Rusia kerkon jo vetem te mbaje kontrollin e plote dhe te rrepte mbi republikat e Kaukazit te Veriut por edhe ta shtrije kontrollin e vet ne tere Kaukazin duke u futur edhe ne shtetet e tjera te pavarura te rajonit. Politika qe Moska ka ndjekur dhe ndjek ndaj Gjeorgjise te ciles i mban te pushtuara dy rajone te territorit gjeorgjian dhe te cilat i ka shpallur edhe shtete te pavarura demonstrojne nje strategji vertet koloniale te Rusise ndaj rajonit. Muajin e kaluar Gjeorgjia denoncoi Rusine se po shtrinte pushtimin e territorit edhe pertej kufijve te te dy te ashtuquajturave shtete qe ka krijuar ne territorin gjeorgjian.
Ne nje perpjekje per te justifikuar qendrimin e saj kunder liberalizimit te vizave Moska po hedh tezen se liberalizimi i vizave inkurajon militantet dhe radikalet ne republikat e Kaukazit te Veriut te cilet jane kunder sundimit rus. Perfaqesuesi i Keshillit te Federates Ruse Aleksander Torshin akuzoi Gjeorgjine se me heqjen e vizave po mbeshtet militantet e Kaukazit te Veriut duke i lejuar ata qe te terhiqen ne Gjeorgji per te sheruar plaget. Gazeta ruse Komsomolskaja Pravda ne nje artikull me titull Gjeorgjia pickon Rusine shkruante me 12 tetor se sherbimet sekrete ruse besojne se tani me heqjen e vizave militantet e Kaukazit mund te shkojne direkt ne perendim duke kaluar neper Gjeorgji. Strehimi te tezat e kundershtimit te militantizmit apo te ekstremizmit nuk eshte mbulese bindese sepse nuk jane heqjet e vizave qe inkurajojne militantizmin por jane politikat brutale te shtypjes se lirive dhe te drejtave te popujve jo ruse te Kaukazit. Sic deklaronte deputeti i parlamentit gjeorgjian Nugzar Tsiklauri strategjia e Gjeorgjise eshte qe te krijoje nje mjedis miqesor per shtetin gjeorgjian ne Veri dhe ne Jug te Kaukazit dhe te pakesoje keshtu rreziqet dhe kercenimet qe vijne nga Rusia Putiniste.
Liberalizimi i vizave mes Gjeorgjise dhe republikave te Kakuazit te Veriut eshte nje tregues i perplasjes mes modelit demokratik perendimor dhe modelit autokratik rus. Rusia po angazhon te gjitha forcat dhe mjetet qe te beje te deshtoje revolucioni demokratik ne Gjeorgji ashtu sikurse veproi me Ukrainen ku fale nderhyrjes ruse deshtoi revolucioni demokratik i portokallte. Gjeorgjia eshte i vetmi shtet kufitar me Rusine i dale nga Bashkimi Sovjetik qe aspiron zyrtarisht te hyje ne NATO dhe ne BE rruge te cilen Moska kerkon ta sabotoje. Ne daten 6 tetor ne Uashington u zhvillua takimi i kryeministrit te Gjeorgjise Nika Gilauri me sekretaren e shtetit Hilari Klinton dhe sekretarja amerikane foli per te ardhmen e Gjeorgjise si anetare e familjes perendimore te kombeve. Klinton deklaroi se ne vazhdojme ti kerkojme Rusise ti jape fund pushtimit te territorit gjeorgjian.
Frika e Moskes nga liberalizimi i vizave te territoreve kufitare me Gjeorgjine eshte nje hije e re dyshimi per fatet e demokracise dhe te zhvillimeve demokratike ne Rusi. Sepse te frikesohesh nga qarkullimi i lire i njerezve dhe i ideve do te thote te bazosh pushtetin mbi shkeljet e te drejtave demokratike te shtetasve.
G.SH/BalkanWeb