E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidhja e dosjeve me domosdoshmerine e dekomunistizimit

18-10-2010 / Nga Reshat Kripa

Nje nga problemet kyce te shoqerise shqiptare te sotshme eshte edhe problemi i dosjeve. Nje pjese jane per hapjen totale te tyre ndersa pjesa tjeter per mospublikimin. Personalisht kam qene per hapjen e tyre per persona te vecante qe kerkonin te ngjisnin shkallet e karieres. Nuk isha dakord me hapjen e dosjeve per ata qe regjimi diktatorial i detyronte te nenshkruanin me cdo kusht nje kontrate bashkepunimi. Kjo per arsyen e thjeshte qe metodat e perdorura nga ish sigurimi i shtetit ishin aq monstruoze sa nje mendje e shendoshe nuk mund ti konceptoje. Lidhur me kete une di raste qe jane perdorur metoda te jashtezakonshme per nje qenie njerezore per ti detyruar te pranonin nenshkrimin e nje deklarate te tille. Per realizimin e kesaj jane perdorur metodat me monstruoze qe nje pushtet diktatorial mund te perdore si torturat e tmerrshme tentativat e perdhunimit te familjareve ne sy te tyre dhe plot metoda te tjera.
Megjithate sot jam ne nje mendje ndryshe. Gjykomeni dhe me thoni nese kam te drejte apo jo. Sot jam i mendimit qe dosjet duhet te hapen per te gjithe te djathte dhe te majte dhe ata qe rezultojne te implikuar ne kthetrat e diktatures komuniste te perjashtohen nga cdo detyre shteterore partiake apo shoqerore qe kane zaptuar padrejtesisht. Persa thashe me lart jam dakord qe kjo hapje dosjesh te filloje qe nga personi im qe ngre keto probleme dhe nese une rezultoj i implikuar ne aferat e tmerrshme te ish sigurimit te shtetit jam dakord te mos kem nderin te perfaqesoj nje shtrese fisnike te mohuar prej kaq vitesh.
Per te gjitha keto kam parasysh disa fenomene negative te ndodhura ne shtresen tone. Ne shume raste dalin ne pah disa individe te dyshimte dhe do te thoja ish-bashkepuntore te sigurimit qe derdellisin gjithfare shprehjesh mbi demokratizimin e shtetit shqiptar por qe ne te vertete jane vegla te sistemit te permbysur. Fatkeqesia e ketij vendi eshte se pikerisht keto mbeturina te komunizmit ngrihen ne piedestal nga nje pjese e shtypit dhe medias elektronike dhe harrohen perfaqesuesit e vertete te perndjekurve politike. Kjo gje arrin deri ne sferat me te larta sic eshte institucioni i Presidentit te Republikes apo ndokush tjeter i afert me te.
Per kete mund tu jap keto shembuj. Sot kane dale ne krye te ndonje shoqate te ashtuquajtur te perndjekurish politike njerez qe dikur kur ishin ne burg njiheshin per veprimet e tyre aspak dinjitoze kundrejt shokeve te tyre. Lexoni librin e forte te te nderuarit at Zef Pllumit dhe do te bindeni per kete. Gjithashtu ka edhe te tjere qe nuk kane qene ne burg perkundrazi kane qene ne strukturat udheheqese te sistemit komunist dhe kane shkruar edhe vargje per sistemin e kalbur dhe qe sot ligjerojne pa pike turpi ne emrin tone per te drejtat e njeriut dhe qe publikohen ne faqet e shtypit shqiptar si heronj te demokracise. Por ka edhe te tjere qe kane qene ne sherbim te sigurimit te shtetit dhe ne menyre te kamufluar kane arritur te depertojne ne sferat me te larta te perndjekurve politike. Kjo duhet eliminuar. Dhe per te eliminuar kete duhet te hapen dosjet. Kesaj radhe po mjaftohem vetem me nje pergjithesim te tyre. Tjeter here ruaj te drejten e shpalljes edhe me emra konkrete. Kjo varet nga ata. Duhet te hapen dosjet sepse vetem ne kete menyre do te pastrohet vendi nga mbeturinat e komunizmit qe ende i kemi neper kembe dhe na ngaterrojne ne ecjen perpara. Duhen hapur dosjet sepse vetem ne kete menyre vendi do te eci perpara ne rrugen e demokracise se vertete te enderruar prej shekujsh nga mijra dashamires te se drejtes dhe demokracise. Rruget per miratimin e nje ligji te tille i takojne mazhorances ta gjeje. Vendet e tjera qe kane vuajtur nen sistemin totalitar kane vite qe e kane hedhur poshte ate sistem dhe veglat e tij. Eumlshte koha qe edhe ne te mos jemi te vonuar ne kete drejtim por te gjejme rrugen e drejte te shpetimit moral dhe shpirteror. Ftoj te gjithe intelektualet shqiptare te djathte dhe te majte te shfaqin pikpamjet e tyre ne kete drejtim. Brenga ime eshte A duhen hapur dosjet apo jo Kete pergjigje kerkoj nga ju. Une mendimin tim e dhashe...

Autori eshte Kryetar i Shoqates Antikomuniste te te Perndjekurve Politike Demokrate te Tiranes

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›